Sulmoi gruan pse nuk ia beri like

Sulmoi gruan pse nuk ia beri 'like'
Një burrë 36-vjeçar nga Teksasi deklaroi se është i pafajshëm në gjykatë, pas akuzave se ka sulmuar bashkëshorten, pasi ajo nuk ia kishte bërë “like” në statusin e tij në rrjetin shoqëror Facebook. Benito Aplinar postoi një status në Facebook, ku përkujtoi përvjetorin e vdekjes së nënës së tij. Shokët e tij klikuan “like” në status, por jo edhe bashkëshortja me të cilën është i martuar që 15 vite.

Benito u zemërua për këtë dhe e sulmoi bashkëshorten.

“Të gjithë ma bënë ‘like’ në status, përveç teje, bashkëshortes sime. Ti është dashur të jesh e para për të ma bërë ‘like’”, ka thënë Benito, para se ta godiste bashkëshorten e tij dhe para se ta tërhiqet për flokësh. Benito në atë moment ishte nën ndikimin e alkoolit. Ai është arrestuar atë natë, ndërsa gjykimi i tij pritet të bëhet më 22 dhjetor.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama