Sulmuesi i Anglise Sjam i lodhur brexit nuk na shperqendroi

Sulmuesi i Anglisë: Sjam i lodhur, brexit nuk na shpërqendroi

Sulmuesi i Anglisë, Herri Kejn, gjatë konferencës së djeshme për shtyp ka analizuar ecurinë e "tre luanëve" në Europian, teksa i ka dhënë edhe një mesazh trajnerit Roi Hoxhson, i cili nuk e aktivizoi në sfidën e fundit:

UHERSKE HRADISTE, CZECH REPUBLIC - JUNE 18: Harry Kane looks dejected during the UEFA Under21 European Championship 2015 Group B match between England and Portugal at Mestsky Fotbalovy Stadium on June 18, 2015 in Uherske Hradiste, Czech Republic. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

"Nuk ndihem i lodhur, pasi nuk është hera e parë që luaj në një kampionat europian, e kam bërë edhe me përfaqësuesen U-21. Sigurisht që askujt nuk i pëlqen të qëndrojë i ulur në stol, mirëpo, zgjedhjet i bën trajneri.

Nuk besoj se asnjë nga përfaqësueset që janë në Francë do luajë gjithmonë me të njëjtin formacion. Unë respektoj çdo vendim të trajnerit".

Më tej, bomberi i Totenhemit u ndal edhe te dalja e Anglisë nga Bashkimi Europian: "Votimi nuk ka shpërqendruar ekipin, pasi jemi në Francë për të menduar për Europianin. Duhet që të kualifikohemi me çdo kusht kundër Islandës, ky është objektivi kryesor që kemi dhe jam i bindur që mund t'ia dalim".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama