Supergjobat e tatimoreve 350 milione leke ne vetem 2 jave

Supergjobat e tatimoreve, 350 milione leke ne vetem 2 jave
Aksioni kundër evazionit fiskal, i ndërrmarrë  nga administrata tatimore në vend, ka konfiksuar 350 milionë lekë në 30 subjekte dhe ka vendosur gjoba në 15 të tjerë.

“Janë bllokuar dhe konfiskuar 30 subjekte me aktivitete të ndryshme pa u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, janë vendosur rreth 2 milionë lekë penalitete në 15 tatimpagues, të cilët nuk lëshonin kupon tatimor apo nuk kishin të instaluar pajisjet fiskale ndërsa rreth 50 lloje artikujsh janë konfiskuar në sasi të konsiderueshme pasi qarkulloheshin pa faturë tatimore”, – bën me dije administrata tatimore.

Sipas tatimëve gjatë aksionit që zgjati 2 javë, u ushtruan kontrolle në rreth 1 mijë subjekte tatimore në vend. Siç edhe është raportuar më herët buxheti i shtetit si pasojë e të ardhurave të pakta gjendet në vështirësi financiare, fakt i cili ka nxitur të ndërrmarrin më tepër aksione kundër evazionit fiskal.

Në Shqipëri vlerësohet se një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik kryhet jashtë kuadrit fiskal. Duke qënë se rreth 70% e të ardhurave tatimore grumbullohen në dogana, tregon se për qeverinë rezulton pothuajse e pamundur të mbledhë taksa pasi këto mallra kanë dalë nga doganat. Nga ana tjetër vështirësia qendron  se qeveria arkëton taksa vetëm për çmimin e doganës por çmimi i shitjes me pakicë rreth 4 herë më i lartë nga çmimi i kaluar në doganë. Duke iu shmagur në këtë formë detyrimeve reale fiskale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama