Më pas vijnë mamatë e mrekullueshme. Në këtë kategori përfshihet 27-vjeçarja Ilary Blasi, nënë e lumtur e dy fëmijëve të vegjël Totti-t dhe Iena. Edhe pse ka pak muaj që ka lindur, trupi i saj është në formë të shkëlqyer. Sipas Ilary-t, kjo është meritë e trajnerit personal dhe e një diete jashtëzakonisht të fortë. Gjithsesi, përfundimi të lë pa fjalë, nuk ka nevojë për koment. Pjesë e mamave magjepsëse është edhe aktorja bukuroshe Gwyneth Paltrow, e cila vetëm pas dy shtatzënive zbuloi se ishte e dashuruar pas fitnesit dhe takave të larta. Në shumë fotografi të muajve të fundit, Gwyneth është shfaqur e veshur me fustane të shkurtra dhe këpucë me taka.
Jo më pak interesante janë mamatë që nuk rreshtin së bëri çmendurira. Pjesë e kësaj kategorie është ish-lolita e muzikës pop, Britney Spears, dhe top modelja e famshme Kate Moss.
Nëna të dashura dhe shumë të përkushtuara ndaj fëmijëve janë amerikania Salma Hayek dhe prezantuesja e spektaklit italian "Zelig", Vanessa Incontrada.
Sportive, të këndshme dhe tepër të thjeshta janë mamatë që merren me palestër. Madonna është ikona globale e kësaj kategorie.
Listës së mamave moderne, të bukura, sportive, "të çmendura" u shtohen edhe ato të thjeshta. Si të tillë kemi zgjedhur kandidaten republikane për zëvendëspresidente Sarah Palin dhe Simona Ventura.
Nëna natyrale janë ato që e jetojnë këtë rol me shumë dëshirë e duke e përzier me tradita dhe risi të ndryshme. Ato janë Kate Winslet dhe Alena Seredova.
Në botë ka edhe nëna me tatuazhe dhe këto janë ish-"vajzat e çmendura". Menjëherë sapo përmendim tatuazhet na vjen ndërmend aktorja bukuroshe Angelina Jolie, e cila nga jeta e shthurur kaloi në atë familjare dhe Asia Argento.
Në listën e mamave që ndjekin modën dhe që nuk harrojnë kurrë të kujdesen për veten, klasifikohet Victoria Beckham, e cila sa vjen e më shumë dobësohet (veshjet dhe fustanet e saj janë aq të ngushta sa duken sikur Victoria e ka shumë të vështirë të marrë frymë) dhe Federica Panicucci. Bukuria është ujë dhe sapun dhe e kundërta. Dëshmitare të këtyre të fundit janë Jennifer Garner dhe Kasia Smutniak.
Tani është radha e mamave të vështira, ose shtrigave. Të gjithë do të zhgënjehen kur të lexojnë emrin e aktores së famshme Sharon Stone, pasi para dy javësh ajo tentoi t‘i injektonte të birit në këmbë botox. Për këtë veprim ajo humbi edhe kujdestarinë e tij.
Në fund është radha e mamave moderne, të cilat edhe pse kanë lindur nuk ia mohojnë vetes atë që kanë ngritur më parë me shumë punë dhe mund: janë ikonat Ambra Angiolini dhe Christina Aguilera.
Gazeta: Shqip