Supermasa ne France blindohen tifozet

Supermasa në Francë, blindohen tifozët

Parisi dhe qytetet e tjera të Francës pritet të kenë një numër prej rreth 8 milionë tifozësh që do të mblidhen për të ndjekur kombëtaret e tyre që do të marrin pjesë në "Euro 2016". KUQEZIPër këtë, administrata e shtetit francez dhe ajo e Bashkisë së Parisit ka vendosur që të vihet në zbatim një plan masash si kurrë më parë.

Për zonat e tifozëve, ku do të ketë grumbullime masive, do të ketë një perimetër të kontrolluar përpara se të bëhet hyrja, ku, përveç detonatorëve elektronikë, do të ketë edhe mbikëqyrje me dronë nga ajri, vëzhgim me kamera dhe punonjës policie nga pika të larta, si dhe nga efektivë me uniformë dhe civilë në terren.

Këto do të jenë disa nga masat e publikuara deri më tani nga autoritetet, për t'i bërë ballë rrezikut për sulme terroriste.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama