Dasara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha, ka ngjallur irritim në rrjetin social Facebook, teksa me fanatizëm mbron skuadrën serbe. Postimi i saj ka sjellë edhe reagimin e shumë miqve të saj, të cilët e cilësojnë hipokrite dhe se nuk është e udhës që të mos mbrojë gjakun shqiptar. Në vazhdën e akuzave, ajo ka zgjedhur edhe të fshijë mjaft komente.
“Nuk ju kuptoj, jeni krenar sepse thyet rregullat dhe u zutë me grushta?! Kur nuk u lejuan flamurët, duhet të mësoni të respektoni rregullat dhe jo t’i fusni me lodra kalamajsh prapë në stadium, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse mungesë civilizimi. Nuk i lejojnë flamurët, e kanë rregull. I drejtë apo jo, fusha e futbollit nuk është gjykatë për të dhënë verdikt nëse është rregull i drejtë apo jo. Shkuat për të luajtur, atëherë luani jo të ziheni me grushta e shqelma.
Plasët për të thënë se serbët janë të pacivilizuar, por harroni që jeni ju që nuk dinit të respektonit rregullat, jeni ju që u hodhët me grushta. Dhe në fund, sërish ju shfryni me duf kundër serbëve kinse për të treguar patriotizëm, por sharjet tuaja vetëm vend për krenari që nuk lënë. Kur ju të mësoheni që bota ka rregulla të cilat respektohen nga njerëzit normal, atëherë po mund të pretendoni se u është bërë padrejtësi, por deri atëherë nuk ka vend për krenari se thyet rregullat dhe se u zutë me grushta. P.S: Kujt nuk i pëlqen ky status, as mos marri mundimin të komentoje, nuk është se më hynë në xhep opinionet e kota“, shkroi supermbesa e Berishës. Aktualisht, mesazhi i saj është fshirë.