Supernova qe erresoi Token 400 mln vjet me pare

Supernova qe erresoi Token 400 mln vjet me pare
Kjo eshte periudha e pare e zhdukjes masive te specieve per te cilen ka prova. Sipas shkencetareve, rrezet gamma dhe shirat acidike ta shkaktuar nga shperthimi shkaktuan zhdukjen e njevertebroreve per shkak te ftohjes se menjehershme globale. Astrofizikantet Brian Thomas dhe Adrian Melott kane ndertuar virtualisht momentin e shperthimit te yllit, duke e publikuar ne revisten “’International Journal of Astrobiology”.

Sipas tyre, rrezet gama te supernoves pakesuan ndjeshem siperfaqen e ozonit duke lejuar rrezet ultraviolete te depertonin ne siperfaqe. Keto reaksione derivuan kushte shume te veshtira per zhvillimin e jetes, pasi Toka u erresua dhe u ftoh shume per nje kohe relativisht te shkurter. Shperthimi i yllit ndodhi ne nje sistem rreth 6500 vjet drite larg por per fatin tone, nje fenomen i tille ndodh cdo 1 miliarde vjet prandaj nuk ka vend per alarm.

Ylli qe na kercenon me shume ndodhet ne yjesine e Shigjetarit rreth 8000 vjet drite larg. “Kjo gje nuk me shqeteson aspak. Mund te ndodhe por eshte kaq e pamundur, prandaj nuk ia vlen aspak te alarmohemi, pasi eshte njelloj sikur une te gjej nje ari polar ne dollapin tim”, shprehet Brian Thomas.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama