Supervjedhja deshmon Golemi dhe Meksi

Supervjedhja, deshmon Golemi dhe Meksi

Në Prokurorinë e Tiranës po dëshmojnë dy anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit. Të dyja anëtaret po merren në pyetje nga prokurori i çështjes, Ramadan Troci.

Deklaratat e tyre do të bashkangjiten në dosjen hetimore, ku më pas do të vendoset për arrestimet, të cilat Prokuroria planifikon t'i finalizojë brenda dy javëve të para të shtatorit. Pas tyre në ditët në vijim do të pyeten edhe 5 anëtarët e tjerë që përbëjnë Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Për vjedhjen e thesarit të shtetit janë nën hetim 17 persona, ku 12 prej tyre janë në burg. Vjedhja në institucionin më të lartë financiar në vend u zbulua në muajin korrik të këtij viti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama