Ish- përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Rona Nishliu është renditur e 18-ta, në kuadër të 250 këngëve më të preferuara të fansave. Vajza nga Mitrovica ka arritur të kualifikohet me këngën e saj “Suus”, në 20-shen e krijimeve më të mira në historikun e Eurovizionit. Kënga “Suus” është renditur në këtë pozicion nga Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio, pas votimit online përmes faqes së internetit 12points.tv.
Vetë këngëtarja përmes faqes së saj në facebook, e ka mirëpritur këtë sukses. “JU DUA !Lajm i bukur për të nisë 2014-a ?” ka shkruar këngëtarja 27 vjeçare. Vendin e parë në “ Eurovizion Top 250” e ka zënë fituesja e Eurovisionit në vitin 2012, suedezja Loreen më këngën “Euphoria” ndërsa danezja Emmelie de Forest, e cila fitoi në edicionin e kaluar, ka përfunduar në vendin e 7-të.