Swarovski nje enderr e kristalte

Swarovski, nje enderr e kristalte
Kristali ne vetvete eshte simboli i diçkaje te rralle, te vogel, te paster, te pangjashme me asnje lende tjeter. Ai eshte krahasimi me i gjetur dhe i natyrshem i syve te kthjellet, zemres se paster, nje dite me qiellin pa re, nje jete te panjolle, apo nje njeriu te sinqerte. Ne shekuj ka njohur forma te ndryshme, eshte bere pjese e bizhuve te çmuara e prej shume kohesh eshte lidhur me nje emer te vetem ne nje simbioze te pandashme suksesi, klasi dhe fantazie: Kristal-Swarovski.

Swarovski dhe kristali nuk mund te kuptohen njeri pa tjetrin, por Swarovski ne fakt eshte shume me teper nje kristal. Megjithate, per te arritur te kristali historia nisi me qelqin dhe te parin e Swarovski-ve, Daniel. Ai lindi ne Bohemi (tani Republika Çeke) ne vitin 1862. I ati i tij ishte ne preres xhami qe kishte nje fabrike qelqi te veten. I biri duke ndjekur punen e te atit u be mjeshter ne prerjen e xhamit, qe ne fakt kerkon dhunti te verteta artistike dhe pasioni i tij ishte aq i madh sa arriti qe te krijonte nje makine te posaçme per prerjen e xhamit dhe me pas edhe te kristalit. Ne vitin 1895, financieri i firmes se vogel themeloi kompanine me te njejtin emer, e cila nisi punen per prerjen e kristaleve permes proceseve gjithnje e me te persosura teknologjike.

Qe nga ky moment filloi nje rruge e gjate dhe nje histori qe vazhdon te jete e suksesshme dhe te shtrihet perveçse ne shume vende te botes edhe ne shume lloje te tjera formash dhe biznesi. Per sa i perket kristalit, mjeshtrit e kompanise e perpunojne duke krijuar vepra te verteta arti, por kryesisht ne miniature, ne formen e skulpturave, bizhuve, apo dekorit te ambienteve te brendshme. Te gjitha krijimet kane logon e famshme, ate te mjellmes dhe emrit te kompanise. Logoja aktuale eshte vendosur ne vitin 1988. Por tendenca e fundit eshte qe pak nga pak edhe mjellma po del jashte loje per t’ia lene vendin thjesht emrit. Perpunimi qe i behet kristalit eshte shume i veçante dhe sigurisht, synimi eshte qe drita te perthyhet ne nje spekter te ylberte. Per kete arsye behet nje perzierje e veçante me preparate kimike. Nje nder me te bukurat dhe me te famshmet eshte Aurora Borealis “AB” qe i jep siperfaqes se miniatures idene e nje mendafshi.

 Kompania here pas here lançon produkte qe vijne nga nje perpunim teknologjik avangarde, sepse te gjithe te Swarovski jane te pasionuar jo vetem pas kristalit, por edhe ndaj artit dhe menyrave te reja teknologjike te “lojes” me kristalin. E per sa i perket teknologjise ne vitin 2007, Swarovski krijoi nje partneritet me gjigantin elektronik “Philips” per te prodhuar “Kristale-aktive” per perdorim elektronik. Kjo perfshin çelesa te memories UBS dhe kufje Bluetooth te gjitha te dekoruara me kristale. Artistet qe krijojne figurinat e vogla jane shume kreative dhe keto figurina sot jane aq te shumta sa ka shume nga ata qe e kane hobi koleksionimin e tyre. Per kuriozitet, figura e pare e krijuar me kristal te paster ishte nje mi. Por figurat jane te pafundme dhe variojne nga ato te kafsheve te personazhet e “Disney”-t. Duke qene se nder te tjera kompanise i pelqen qe te guxoje dhe eksperimentoje jo vetem ne cilesi, por edhe ne sasi ne vitin 2004 Swarovski krijoi nje peme te kristalte perpara “Rockfeller Center” ne Nju Jork dhe tashme kjo eshte shnderruar ne nje tradite te vertete qe perseritet çdo fundvit.

Ne vitin 1995, kompania kishte pervjetorin e 100-te te krijimit te saj dhe ne menyre simbolike krijoi edhe “Boten e kristalit”, nje bote plot figura, ngjyra, forma, sfida si vete historia 100-vjeçare.

Shqiperia

Nje pjese e kesaj bote kristalore gjendet edhe ne Shqiperi ne nje dyqan qe i ngjan nje shtepie kukullash, ku gjithçka shndrit ne mijera perthyerje dritash. Ai eshte nje minibote ku te gjithe mund te gjejne copeza nga endrrat e tyre, nje bote ku ka gjithçka per çdo shije, per çdo moshe, per çdo xhep dhe ku edhe nese nuk zgjedh diçka per te blere del i kenaqur se te pakten ke pare kryeveprat e vogla e te shndritshme te nje bote te kristalte.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama