Syte demtimet qe vine nga rrezet e diellit

Syte, demtimet qe vine nga rrezet e diellit
Si duhen përzgjedhur syzet e diellit, çfarë rekomandojnë okulistët
Këshilla nga specialistët për fëmijët dhe të rriturit

I nxehti i muajve të verës është një problem i madh edhe për sytë, të cilat veç të tjerash janë edhe një ndër pjesët më delikate të fytyrës. Pjesa më e madhe e rrezeve të diellit janë të rrezikshme, pasi mund të dëmtojnë shikimin. Është provuar se në stinën e pranverës dhe të verës, ndikimi i dritës ul ndjeshëm nivelin e shikimit, duke sjellë edhe probleme serioze me sytë. Rrezet e diellit shumë të forta, influencojnë dukshëm në sy, si rezultat i rrezeve ultraviolet. Mosmbajtja e syzeve të diellit gjatë stinës së verës, kur sasia e pluhurit është shumë e madhe në veçanti në qytete, rrit edhe mundësinë për të marrë infeksione të dëmshme. Infeksionet në sy mund të sjellin probleme deri në humbje të shikimit, prandaj kujdesi që tregohet sot bën të mundur parandalimin e shfaqjes së një problemi, që mund t ju kushtojë shumë më tepër më vonë.

Rrezet

Rrezet ultravioletë duke rënë në kontakt me cipën e jashtme të syrit, shkaktojnë dëmtime në korne ose xhamin e syrit, që shfaqen me shenja karakteristike, si ndjenja e trupave të huaj, kruarje të syrit, lotim të tij, si dhe ngacmim të theksuar nga drita. Prandaj, shpesh njerëzit dëgjohen të thonë “se duroj dot dritën”.

Megjithatë sipas specialistëve pavarësisht se janë të bezdisshme këto problme janë kalimtare, por që mund të shkaktojnë edhe probleme të rënda nëse nuk kapen në kohë. Për të parandaluar problemet, që sjellin rrezet e forta të diellit, këshillohet përdorimi i syzeve me ngjyrë të errët, që parandalojnë dëmtimet dhe ngacmimet ndaj rrezeve të dëmshme të dritës mbi organin e të parit. Llojet e syzeve mbrojtëse janë të ndryshme. Këshillohen ato që kanë filtra mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Në raste të veçanta, kur ngacmimet ndaj rrezeve të diellit janë të shumta, këshillohet përdorimi i lotit natyral, që gjendet në çdo farmaci.

Syzet

Ato janë mjeti më i mirë mbrojtës i syve. Megjithatë në vendin tonë sipas studimeve rezulton që përdorimi i tyre është kthyer në modë për estetikë, pa u shqetësuar fare për shëndetin e tyre. Janë moshat e reja ato që s’i vënë rëndësi përdorimit të syzeve të diellit me efekte mbrojtëse. Përpara se të blihen syzet e diellit është shumë e nevojshme që të gjithë njerëzit të bëjnë një konsultë me mjekun okulist,pasi përveç pamjes, duhet patur parasysh se syzet e diellit janë i vetmi filtër mbrojtës për sytë tanë, pasi gjatë stinës së pranverës shtohet pluhuri dhe mikrobet e shumta që lëvizin bashkë me ajrin.

Syzet më ngjyrë të errët janë më të këshillueshme pasi ato parandalojnë ngacmimet e rrezeve të dritës mbi sy. Shumë kujdes duhet patur kur blihen në rrugë, pasi në shumë raste mund të jenë të një cilësie të dobët. Një këshillë tjetër është që markat e syzeve të kenë simbolin CE, që do të thotë se është i miratuar nga shoqata e okulistëve. Përdorimi i syzeve të diellit për mbrojtje duhet të fillojë gjatë fëmijërisë. Duke minimizuar ekspozimin nën rrezatimin diellor, është e mundur që të parandalohet dëmtimi i indeve okulare dhe të vonohet zhvillimi i sëmundjeve të syrit, të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë, pasi dihet që sëmundja e syrit vjen në mënyrë graduale për shumë vjet.

Dëmtimet

Ekspozimi për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve. Rrezatimi nga rrezet ultravjollcë B rrezikon pjesët e jashtme të syrit, si kornean ose xhamin e syrit, konjunktivën dhe lenten kristaline, duke shkaktuar irritim, tharje, skuqje dhe plakje të parakohshme. Ndërsa rrezatimi nga rrezet ultravjollcë A është më i rrezikshëm për lëkurën dhe sytë, sepse rrezet janë më të shkurtra dhe kanë aftësinë të depërtojnë më thellë në sy, duke dëmtuar retinën e tij. Sëmundjet më të zakonshme, që shkaktohen nga rrezet e diellit, janë kataraktet dhe degjenerimi makular, të cilat ashtu si sëmundjet e lëkurës, të shkaktuara nga ekspozimi në dritën e diellit, zhvillohen gradualisht në një periudhë disavjeçare. Përdorimi i syzeve të diellit për mbrojtje duhet të fillojë gjatë fëmijërisë. Duke minimizuar ekspozimin nën rrezatimin diellor është e mundur që të parandalohet dëmtimi i indeve okulare dhe të vonohet zhvillimi i sëmundjeve të syrit, të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë. Një tjetër shkaktar i dëmtimit të syrit është edhe qëndrimi para kompjuterit e në veçanti nga fëmijët. Ky shqetësim haset më shpesh në vendet e industrializuara. Në këto vende teknologjia e përparuar i ka kthyer këta fëmijë në miopë.

Syzet e diellit, përdorini nis që në fëmijëri

Përdorimi i syzeve të diellit për mbrojtje duhet të fillojë gjatë fëmijërisë. Duke minimizuar ekspozimin nën rrezatimin diellor është e mundur që të parandalohet dëmtimi i indeve okulare dhe të vonohet zhvillimi i sëmundjeve të syrit. Më të prekurit nga dëmtimi i syrit janë fëmijët, te të cilët retina e syrit është shumë e ndjeshme, sidomos në stinën e verës.

Kompjuterët dhe televizorët, dëmtojnë sytë

Një nga shkaktarët kryesorë të dëmtimit të syve tek fëmijët e moshave 6 deri në 14 vjeç është qëndrimi për një kohë të gjatë para kompjuterit apo televizorit me videolojërat, të cilat rrezikojnë t i kthejnë fëmijët në miopë. Si pasojë e pluhurit, në sy shfaqen një sërë infeksionesh, që bëhen shkak për humbjen e shikimit.

Rrezet ultravioletë, më të dëmshme

Rrezet ultraviolet mund të shkaktojnë dëmtime të syrit, që shfaqen me shenjat karakteristike, si kruarje dhe skuqje të syrit, lotim, por në disa raste edhe tharje të tij, ngacmim nga drita, si ndjenja e pranisë së trupave të huaj në të etj.

1
në pesë është raporti i fëmijëve, që mund të kthehen në miopë pas 5 vjetësh, në rast se nuk përdorin syze dielli në stinën e pranverës dhe të verës.

20
për qind e fëmijëve, që janë në moshë shkollore, kanë vështirësi në të lexuar, specialistët tregojnë se pjesa më e madhe e tyre kanë treguar pakujdesi gjatë diellit.

1
në tre fëmijë e dëmtojnë shikimin e tyre nga qëndrimi para kompjuterit dhe televizorit me orare të zgjatura.

2
janë sëmundjet më të shpeshta nga dielli, kataraktet dhe degjenerimi makular. Ato prekin të gjitha grupmoshat dhe janë problematike në rast se kurohen nga mjeku specialist.

11.00 deri 18.00
janë orët në të cilat duhet të shmanget rrezet e diellit, nga të gjithë njerëzit, pasi në këtë orar ato janë edhe të dëmshme.

Këshillat

1-Rrezet e diellit u shkaktojnë syve lotim të vazhdueshëm, kruarje dhe skuqej

2-Këshillohet që përpara se të blini syze të këshilloheni me mjekun okulist

3-Syzet e diellit duhet të kenë faktor të lartë mbrojtës dhe inicialet CE, që vërtetojnë se janë të kontrolluara nga Shoqata e Okulistëve.

4-Rrezatimi nga rrezet ultravjollcë A është më i rrezikshëm për lëkurën dhe sytë, sepse rrezet janë më të shkurtra dhe kanë aftësinë të depërtojnë më thellë në sy, duke dëmtuar retinën e tij. Sëmundjet më të zakonshme, që shkaktohen nga rrezet e

5-Sëmundjet më të zakonshme, që shkaktohen nga rrezet e diellit, janë kataraktet dhe degjenerimi makular, të cilat ashtu si sëmundjet e lëkurës, të shkaktuara nga ekspozimi në dritën e diellit, zhvillohen gradualisht në një periudhë disavjeçare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama