Syzet 3D qe mposhten Hitlerin

Syzet 3D qe mposhten Hitlerin
Fotografi të publikuara së fundmi tregojnë se si një grup ekspertësh gjatë Luftës së Dytë Botërore prishën planet naziste për të bombarduar Britaninë me ndihmën e syzeve 3D, si ato që përdoren sot në kinema. Raketat fatale të Hitlerit, V-1 dhe V-2, ishin të vjetra por efikase dhe hynin tek armët e shkatërrimit në masë. Ato sollën terror në jug të Anglisë.

Por impakti i tyre do të kishte qenë më shkatërrues po të mos ishte për faktin se shërbimet sekrete britanike punuan në tre dhe jo në dy dimensione. Një nga sukseset më të rëndësishme të forcave ajrore ishte operacioni “Harku”, i cili lokalizoi, identifikoi dhe shkatërroi shumë prej raketave që mund të kishin zgjatur luftën. Kjo u bë duke fotografuar me saktësi zonat e Europës së pushtuar, në një mënyrë që u lejoi oficerëve të studionin cdo kontur.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama