Syzet e Google gati vitin e ardhshem

Syzet e Google, gati vitin e ardhshem
Së shpejti do nisi prodhimi i syzeve të së ardhmes nga Google, të prezantuara kohë më parë me emrin Project Glass. Sergey Brin, bashkëthemeluesi i Google, bëri të ditur në një emision televiziv se ky prodhim mund të jetë në dispozicion për publikun e gjerë në vitin 2013 dhe tha se kampionët e deritanishëm të këtij prodhimi janë prototipe “të rënda”.

Project Glass është një përpjekje e Google-s për të ndërtuar syze praktike me ekran të integruar, me sistemin audio dhe me bateri, të cilat mund të mbarten pa ngarkesë tek koka e përdoruesit. Natyrisht, ky nuk është projekti i parë i kësaj natyre, madje ka pasur shumë të tillë deri tani, por asnjë nga ta nuk u kompletua për shkak se ishin shumë të rëndë dhe të pavolitshëm.

Syzet e Google në dallim nga të tjerët fokusohen në kërkimin e internetit bazuar në fotografi dhe material të skanuar. Këto syze përdorin ekran të tejdukshëm për shfaqjen e materialit para syrit dhe një kamera të vogël anash, e cila në kombinim me GPS-in mundësojnë gjetjen e vend-ndodhjes me saktësi. Që i gjithë sistemi të jetë më shumë funksional, syzet e Google do të përdorin edhe komandat me zë.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama