TAP nis procedurat per ndertimin e linjave te gazit ne Greqi e Shqiperi

TAP nis procedurat per ndertimin e linjave te gazit ne Greqi e Shqiperi

Gazësjellësi TAP ka nisur procedurat konkrete për ndërtimin e linjave në territorin e Shqipërisë dhe Greqisë. Në një njoftim në faqen zyrtare (tap-ag.com), kompania Trans Adriatik Pipeline, me qendër në Zvicër, bën me dije se tashmë ka nisur procesi parakualifikues për linjat e brendshme të tubacionit dhe për kthesat e tubacioneve. Zbatimi për këtë kontratë është ndarë në gjashtë lote, të cilët do të bashkohen në daljet e gazësjellësit, që do të jenë në Kavallë të Greqisë dhe në Durrës në Shqipëri.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se detajet konkrete të kësaj kontrate do të publikohen në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Europian. Gjatësia e kësaj linje gazi është rreth 780 kilometër, me një peshë totale prej 443 mijë tonë dhe me diametrat përkatës: 121.92 cemtimetra dhe 91.44 centimetra.

Drejtori i Prokurimeve në TAP, Knut Steinar Kvindesland ofroi disa detaje nga projekti. "TAP e ka bërë ndarjen e kësaj kontrate në gjashtë lote të veçanta për t’i dhënë mundësi maksimale kompanive që të përgatiten seriozisht. Përzgjedhja e pjesëmarrësve potencialë në këtë kontratë, sikurse është bërë edhe në të gjitha kontratat e tjera të TAP, do të jetë rigoroze. Një prej prioriteteve kryesore që kontraktorët tanë duhet të përmbushin janë standardet më të larta në ruajtjen e shëndetit, sigurisë maksimale dhe mjedisit, si dhe angazhimit të plotë të politikës së TAP për “zero rrezik”. Trans Adriatik Pipeline  do të hapë procesin parakualifikues për linjat e  jashtme në fillimin e vitit 2015", tha ai.

Gazësjellësi

Tap do të transportojë gazin natyror nga burimet gjigande të Shah Deniz nga Azerbaxhani në Europë. Gazësjellësi do të jetë i gjatë rreth 870 kilometra dhe do të lidhet me Gazjellësin Trans Anatolian (Trans Anatolian Pipeline - TNAP), pranë kufirit turko-grek, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë në jug të Italisë.

Ndërtimi i TAP do të lehtësojë furnizimin me gaz për disa vende të Europës Juglindore, si: Bullagria, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe vende të tjera. Zbarkimii i TAP në Itali do të mundësojë shumëfishimin e kapaciteteve për transportimin e gazit natyror të Kaspikut për tregun europian, si: në Gjermani, Francë, BE, Zvicër dhe Austri.

TAP do të promovojë zhvillimet ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës në shtetet ku do të kalojnë linjat e saj. Ai do të jetë një burim i madh për investimet e huaja dhe nuk do të krijojë varësi për grantet apo subvencionet. Sipas parashikimeve, gazi do të nisë të hyjë në tregjet europiane rreth vitit 2019. Konsorciomi TAP përbëhet nga pjesëmarrja e disa kompanive të mëdha që kanë përqindjet e aksioneve. Ndarja e aksioneve është: BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama