Vera me kapriçot e saja lozonjare,
I gëzohet diellit në qiellin blu.
Qesh e luan si një sorkadhe,
Dhe si për inat më shkel njërin sy.
Më fton të luajmë së bashku,
Të vallëzojmë e qeshim si dikur.
Dhe befas fillon ta hajë meraku,
Por unë s'mundem, tashmë jam burrë.
Nuk merrem më me lojëra fëmijësh.
Fëmijërinë e lashë pas në harresë.
Prandaj, verë të lutem të ikësh,
Në jetën time ti s'ke më ftesë.
Largohu, pra shumë larg hijes sime,
Dhe s'do të shihemi më kurrë.
Lërmë të jetoj përgjithmonë në trishtime,
Më vjen keq, tashmë jam burrë!