Takimi për dramaturgjinë që u zhvillua në Teatrin Kombëtar ishte shumë i rëndësishëm. Mbi të gjitha sepse ftesa ishte e hapur. Kjo më dha mua mundësinë që ta ndjek dhe te jap një mendim timin për Dramaturgjinë dhe Mediat për Skenën. Për këtë i përgëzoj organizatorët sepse ndërtimi i komunikimit është baza e zhvillimit të çdo drejtimi artistik dhe mbi të gjitha human.
Opinioni im është që Teatri në Shqipëri ka ngecur. Si shumë Arte të tjera në Shqipëri është i rrethuar nga një grup njerëzish te cilët e kane rrethuar dhe nuk e lenë të marrë frymë. Rrethimi fillon që në procesin e edukimit në Lice, Akademinë e Arteve deri në Teatrin Kombëtar ku gjendja e statusquosë ka sjellë pikën ku teatri është me të njëjtët aktorë dhe me te njëjtët regjisorë qe bëjnë shfaqjet e ndryshme. Vetëm këta nuk e zhvillojnë dot teatrin.
Në kohën e sotme Teatri, Opera dhe Cirku janë të vetmet forma artistike që kanë mundwsi tw pafundme eksplorimi. Ku takohen të gjitha gjuhet artistike. Prej mundësive teknologjike, në teatër mund te sjellësh të gjithw teknikat e Filmit, Shkencave Kompjuterike, Mekanike, Dritës, etj, Teatwr sot mund të bësh dhe në një magazinë dhe atë magazinë ta transformosh në një hapësirë virtuale. Sot edhe Koncertet, Arti Vizual, Kinemaja, Prezantimet e Biznesit madje dhe Eventet Politike po huazojnë nga mundësitë e Teatrit. Ndërkohë që Teatri ne Shqipëri nuk e pranon te renë.
Defektin e Dramaturgjisë Shqipe unë nuk e shikoj tek Dramaturgët. Ne Konferencë doli se Dramaturge që shkruajnë ka. Por dramaturgjia nuk është vetëm fjala, por dhe Drita, Mekanika, Zhurmat, Video, Foto, Interaktiviteti, Animacioni, Filmi. Imagjinoni të gjitha në marrëdhënie me lojën e aktorëve.
Problemi janë regjisorët. Sepse regjisoret duhet teti aplikojnë dhe ti ndërthurin këto dramaturgji. Dhe në Shqipëri Regjisorët nuk e bëjnë këtë. Teatri në Shqipëri është brenda të njëjtave forma si 200 vjet më parë. Regjisorët në Shqipëri nuk eksplorojnë, Nuk interesohen për të rejat qe teknologjia skenike ne vendin ku jetojmë mund ti ofrojë teatrit. Ata i kanë makinat e tyre të vitit 2000 por nuk e bëjnë teatrin me mundësitë e vitit 2000. Publiku Shqiptar duke qenë i kultivuar nga masmedia është i aftë e përfytyrojë, kjo në teatër do të thotë që shumë pak pajisje të reja, por te ndryshme. Altoparlantë të vegjël por kompjuterët e fuqishëm. Ndërkohë që Teatri Ynë Kombetar nuk ka Pult Ndriçimi. E si mund të bësh regji kur s’ke mundwsi të punosh me dritën.
Një ndër arsyet kryesore pse në Shqipëri nuk ka Koncerte për publikun e gjerë është sepse muzikantët bënë gabimin fatal duke iu shmangur skenës dhe teknologjisë pwr skenën, duke e neglizhuar, për të vajtur drejt medias. Mospergjegjesia për standardet ndaj publikut çoi në koncerte me Playback duke zhdukur përfundimisht koncertet në Shqipëri. Dhe aktualisht edhe pse teknologjia ekziston mungojnë artistët ta përdorin. Ky rrezik i kanoset dhe Teatrit.
Teater Kombëtar nuk quhet sepse aty janw Aktorët e vendit por sepse aty është e gjithë pasuria teatrale e vendit. Çfarë pasurie kemi ne në teatër përveç Aktorëve? Pothuaj asgjë. Mjafton të shikoni në youtube faqen e National Theatre të Londrës dhe do të shikoni pasurinë e madhe teatrale angleze, që nga shpatat e para 400 viteve deri tek robotët.
Teatri është një proces zhvillimi i pandërprerë, i cili kërkon gjithmonë Kohën, dhe nxjerr Karakterin, udhëheq publikun, nuk është slide shoë i problemeve sociale, por kultivues i mendjes njerëzore nëpërmjet mjeteve të kohës që jetojmë.