TF1 Shqiperia nuk ekzistoi ne fushe ndaj Ukraines

TF1: Shqipëria nuk ekzistoi në fushë ndaj Ukrainës

Televizioni kombëtar francez, TF1, ka analizuar paraqitjen e Shqipërisë kundër Ukrainës dhe ashtu si shumë media të tjera ndërkombëtare, ka paraqitur me nota shumë negative kuqezinjtë për atë që dhanë në fushë.

shqiperi ukraine

"Pas dy fitoreve me skuadra të vogla si Luksemburgu e Katari, Shqipëria zhgënjeu duke u mundur përballë Ukrainës. Bashkëlojtarët e Lorik Canës dhuruan një paraqitje shqetësuese", thuhej në kronikën që i kushtohej ndeshjes të së premtes.

"Ukraina, e cila mundi të shtunën e kaluar Rumaninë, një tjetër kundërshtar i Francës, dhuroi një paraqitja tjetër bindëse ndaj Shqipërisë. Cana dhe shokët e tij në fakt nuk ekzistuan në Bergamo të Italisë. Gjatë takimit binin në sy sidomos gabimet e tyre në mbrojtje.

shqiperi ukraine

Shqipëria ka treguar limitet e saj kur rritet niveli i lojës. Të dytët në grupin kualifikues pas Portugalisë, djemtë e De Biazit nuk kanë qenë në gjendjen më të mirë, me humbje ndaj Portugalisë, Serbisë e së fundmi Austrisë. Për ta, kjo është situatë shqetësuese para se të përballen me një grup të fortë ku gjenden Rumania, Zvicra e sigurisht edhe Franca", ishte komenti i TF1.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama