1. Akuzat e abuzimit seksual në Penn State
Në atë që lehtë mund të quhet skandali më i madh i ndodhur ndonjëherë në sport, qëndron ajo e ish-ndihmës trajnerit të futbollit amerikan të kolegjit Penn State. Në këtë skandal, Jerry Sandusky u akuzua nga gjykata 4 nëntor për 40 abuzime seksuale dhe sulm ndaj djemve të rinj. Si themelues i Mile Second, një fondacion bamirësie për fëmijë, Sandusky kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, por dhe kohën e pensionit, duke ndihmuar djem të rinj. Sipas dëshmisë së gjykatës, ai gjithashtu kishte ngacmuar seksualisht me fëmijët. Gjatë procesit të hetimit u arrit të dilnin fakte se shumë prej kolegëve të tij, por edhe presidenti i universitetit, kishin qenë në dijeni për sjelljen e tij me fëmijët dhe nuk bënë sa duhet për ta ndaluar atë. Një ndihmës- trajner, raportoi madje se kishte parë z. Sandusky duke përdhunuar një fëmijë, i cili dukej të ishte rreth 10 vjeç. Ngjarja kishte ndodhur në dushet e universitetit, por ai nuk e raportoi këtë rast në polici. Këtë skandal e bënë të pështirë jo vetëm veprimi i z. Skandusky, por edhe sjellja e zyrtarëve të kolegjit, të cilët për vite më radhë nuk e raportuan këtë veprim. Marrëdhëniet seksuale me të mitur, është një prej krimeve që ndëshkohen mjaft rendë në SHBA.
2. Skandali i përgjimeve të telefonave, prej tabloidit britanik “News of the World”
Shumë herë praktikat e disa prej tabloidëve britanike, në të cilat shkruhen thashetheme, viheshin në dyshim, duke menduar se telefonatat përgjoheshin. Deri pa dalë skandali i tabloidit të mësipërm, gjithçka kishte mbetur në kuadrin e dyshimeve. Skandali që plasi me përgjimet e tabloidit “News of the World”, në pronësi të një prej njerëzve më të pasurve të globit, z. Rudolf Murdoch, do të vihej në qendër të mediave botërore, si një prej skandaleve më të mëdha të vitit.
Edhe pse tabloidi ka qenë i akuzuar shpesh herë për përgjime në telefonat e njerëzve të famshëm për të marrë lajmin “scoop”, çështja e vërtetë shpërtheu kur u zbulua se gazeta kishte punësuar një hetues privat i cili hakonte në sekretarinë telefonike të një të vajze të vrarë, 13-vjeçares të quajtur Milly Dowler. Hakersi fshinte mesazhet paraardhëse, për t’i lënë vend mesazheve të reja në telefonin e të ndjerës. Ky veprim tragjik, i dha familjes dhe miqve të Milly-it shpresën se vajza ishte akoma gjallë. Hetuesit e policisë filluan kontrollin në postën me zë, (voicemail). Vrasësi i Milly-it vrau edhe dy të rinj të tjerë, para se të kapej.
Zbulimi i këtij skandali solli një zemërim të madh publik në Britaninë e Madhe, duke e bërë këtë çështje pjesë të heitmeve parlamentare. Zbulimi i skandalit ishte i mjaftueshme që gazeta-tabloid me jetë 168 vjeçare të mbyllej. Hetimet treguan se ishin përgjuar telefonat e mbi 5800 personave. Ky precedent, krijoi mundësinë për hetime të tabloidëve të tjerë, pjesë e perandorisë mediatike që zotëron Rudolf Murdok, por edhe tabloidëve të tjerë jo në pronësi të tij.
3. Dominique Strauss-Kahn dhe pastruesja e hotelit
Një pastruese hoteli. Një zyrtar i lartë francez. Një akuzë për sulm seksual. Faktet e zbuluara për rastin e tentativës të përdhunimit nga ana e të Fondit Monetar Ndërkombëtar, z. Dominique Strauss-Kahn mund të gjenden në librat, apo filmat policeskë. Më 14 maj, policë të Departamenti i Policisë së New York City hipën në avionin “Air France” vetëm para nisjes për Paris nga aeroporti “JFKenedi” dhe arrestoi zyrtarin e lartë të FMN-së, me akuzat se ai kishte sulmuar seksualisht një grua në hotelin Sofitel. Kahn u akuzua për tentim përdhunimi dhe kaloi gjashtë javë në burg dhe në arrest shtëpiak, ndërsa prokuroria u përpoq të ndërtojë rastin. Ndërkohë, një valë mediatike ndërkombëtare pasoi ngjarjen, ndërsa mediat dhe agjencitë franceze të lajmeve kritikuan ashpër policinë amerikane, si edhe zonjën, si viktimë e supozuar, një nënë e vetme emigrante. Përfundimisht gruaja ishte shtyrë për t’u përballur me publikun dhe ajo tregoi anën e saj të tregimit, por rasti ishte tashmë jo bindës.
Prokurorët gjatë procesit të hetimeve panë se zonjës (viktimës së supozuar) i mungonte besueshmëria në ato që deklaronte. Prokuroria rrëzoi akuzat kundër Strauss-Kahn, dhe ai u kthye në Francë. Megjithëse skandali ishte efektivisht i gjatë, askush prej palëve nuk ishte i përligjur: Kahn u detyrua të japë dorëheqjen nga posti i tij si drejtues i FMN-së, ndërsa karriera e tij politike ishte dëmtuar rëndë (përpara skandalit Khan ishte parë si i preferuar i shumicës së francezëve për të zëvendësuar Nikolas Sarkozi si President i Francës). Viktima e supozuar ishte ndoshta më e prekura, sepse ajo ishte e poshtëruar publikisht dhe ishte quajtur një prostitutë dhe gënjeshtare nga tabloidët. Publiku u la me disa pyetje të vazhdueshme të pakëndshme në lidhje me etikën e njerëzve me pushtet, sistemin e drejtësisë dhe nëse ende ekziston ngacmimi seksual në vendin e punës
4. Fëmija jashtëmartesor i Arnold Schwarzenegger-it
Flirtimi dhe politikanët duket se shkojnë dorë për dore. Por një skandal që përfshin një prej çifteve më të fuqishme politike në SHBA, të cilët kishin qenë të martuar për gati 25 vjet, është ende e sigurtë se do të vazhdojë të shkaktojë një valë tabloid. Kur Arnold Schwarzenegger-i shpalli në maj se ai dhe gruaja e tij Maria Shriver do të divorcoheshin, njerëzit pyesnin veten se çfarë shkoi keq. Për fat të mirë ata nuk u lodhën gjatë duke pyetur veten, sepse Arnie i famshëm i pranoi gazetës “Los Angeles Times” se ai kishte pasur marrëdhënie për një kohe të gjatë, me një grua që punonte në shtëpinë e çiftit. Lidhje e cila kishte rezultuar në lindjen e një djali, më shumë se një dekadë më parë, para se ish-aktori i famshëm të bëhej guvernator i Kalifornisë.
Shriver dhe Schëarzenegger-i, ishin takuar në vitin 1977. Ata kanë katër fëmijë së bashku. (Djali i tyre më i ri ka lindur vetëm pak ditë para se të lindte fëmija jashtë martese.)
Goditja, sigurisht ka qenë veçanërisht e vështirë për Shriver, e cila gjatë fushatës së vitit 2003 për zgjedhjen e të shoqit si guvernator, e kishte mbrojtur atë kundër akuzave të ngacmimit seksual dhe vardisjeve pas femrave.
Në korrik, ish-gazetarja, aktualisht filantrope dhe trashëgimtare e fisit Kennedy, filloi zyrtarisht procedurat për divorc.
5. Fotot lakuriq të kongresmenit
Kongresmeni demokrat Anthony Weiner, ka qenë i martuar për më pak se një vit me zonjën Huma Abedin. E sipërpërmendura për një kohë të gjatë ka qenë ndihmëse e zonjës së famshme dhe me pushtet, Hillari Klinton. Më 27 maj, ai dërgoi (tagg) një foto seksuale të tijën, nëpërmjet rrjetit social Twitter, të një gruaje 21-vjeçare. Megjithëse ai shpejt e fshiu këtë foto duke pretenduar se dikush tjetër (hacker), e kishte vendosur këtë foto. Shumë gra të tjera gjithashtu pretenduan se kongresmeni ui kishte dërguar( tagg) foton lakuriq edhe atyre. Dhe shumë shpejt, foto lakuriq të supozuar të kongresmenit filluan të dilnin në internet së bashku me disa imazhe të tij të marra duke pozuar para pasqyrës së palestrës, në ndërtesën e Kongresit.
Kongresmeni Weiner, më vonë pranoi publikisht se kishte komunikuar në Twitter me disa gra, gjatë tri viteve të fundit.
Weiner fillimisht refuzoi të japë dorëheqjen, kur skandali shpërtheu më shumë, pasi gratë raportuan se kishin kryer biseda seksuale online me të, kongresmeni amerikan dha dorëheqjen.
6. Rënia e karrierës së Charlie Sheen
Karriera e aktorit Charlie Sheen i cili luante në sitcomin e famshëm “Two and a Half Men”, ishte në majat më të larta. Ai krijoi famë e para. Deri në ditën kur pati kontradikta me televizionin CBS dhe për më tepër me një përplasje publike me krijuesin Chuck Lorre.
Intervistat e tij të shumta ku kritikonte krijuesin, kur mbeteshin vetëm më pak se një vit nga kontrata e tij, bënë që popullariteti i tij të ulej, për shkak se aktori më tepër po merrej me problemet e tij dhe kompanisë mediatike, sesa me performancën e mëparshme. Sheen kërkonte rritje rroge prej 50% dhe për këtë gjë, ndoqi rrugën gjyqësore, një padi të gabuar juridikisht, sepse kontrata e mëparshme e tij me rrjetin televiziv nuk kishte mbaruar.
Gjërat për të shkuan më keq, kur e quajtura prej tij “princesha”, me të cilën kishte dy fëmijë, ndoqi rrugën ligjore për divorc dhe përfitimin e të drejtave materiale prej këtij akti. Reagimi i Sheen në intervista ishte me deklarata të çuditshme dhe shpesh agresiv dhe ulës ndaj kolegëve të tij. Ndërkohë që njerëzit e famshëm, i fshehin pasionet e tyre, Sheen bëri ndryshe. Ai publikoi të gjitha skandalet e tij të mëparshme. Kjo goditi reputacionin e tij të madh të krijuar ndër vite falë punës dhe talentit të tij, duke bërë që publiku të njihte dhe një Sheen tjetër, atë që nuk e njihnin më parë.
Por njerëzit e famshëm të kategorisë së tij, nuk mbeten pa punë dhe pa miliona. Rrjeti mediatik FX ka zgjedhur paraprakisht një sitcom ku Sheen për vitin e ardhshëm, do të luaj në seritë e quajtura “Menaxhimi i zemërimit”.
7. Sharjet anti-semite të John Galliano-s
Shumë vetë ndoshta nuk e kanë dëgjuar emrin e John Galliano-s. Më tepër njihen ato që ai ka krijuar, sesa vetë ai. Galliano quhet ndryshe “Mbreti” i modës dhe krijues i të famshmit Dior. Kaq mjafton që të gjithë tashmë të dinë kush është ai.
Në vjeshtë të këtij viti John Galliano, u akuzua se ndërsa ishte i pirë, kishte hedhur sharje anti-semite drejt një çifti, në një kafene në Paris. Ngjarja kishte ndodhur në muajin shkurt. Ndërsa modelisti i famshëm britanik më pas tha në gjykatë se nuk e kujtonte incidentin, duke fajësuar “varësinë e trefishtë” të “alkoolit, pilulave të gjumit dhe valiumit” për sjelljen e tij fyese. Ai fillimisht i mohoi akuzat, duke shkuar aq larg sa të hapte një proces gjyqësor ndaj akuzuesve. Por kur u shfaq një video që tregonte Gallianon në një rast të veçantë të pirë, teksa kumtonte dashurinë e tij për Hitlerin, nuk kishte asnjë mundësi më shumë për të që të mohonte akuzat. Kompania Dior shkarkoi nga detyra djalin e saj të artë, dhe nënshkroi kontratë me Natalie Portman, e cila e kishte kritikuar hapur dhe ashpër Gallianon dhe deklaratat e tij antisemite.
Një gjykatë në Paris të Francës, vend në të cilin deklaratat e urrejtjes racore dhe fetare janë të paligjshme dhe përbëjnë vepër penale dëgjoi detajet e rastit dhe e shpalli Gallianon fajtor në shtator.
Dënimi i tij juridik ndoshta është i lehte, po të merret parasysh se ai është një supermilionier. Ai u dënua me kusht, vetëm me pagimin e një gjobë prej 6.000 € (rreth 8500 $). Dënimi i vërtetë ishte shumë më i madh, duke dëmtuar shumë statusin dhe karrierën e Gallianos.
8. “Zhdukja” e fëmijës nga barku i Beyonce
Lajmi më i madh i vitit për fansat e hip-hopit, ishte pa dyshim shpallja e lajmit që Beyoncé dhe Jay-Z janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.
Gjithë kjo mori dhenë më 28 gusht në ceremoninë kur kanali muzikor MTV organizonte Video Music Awards. Bloge të pafundme të internetit zienin rreth këtij lajmi. Më në fund Beyonce kishte mbetur me barrë. Shumë thoshin se ishte vetëm një sajim. Blogget gumëzhinin për këtë fakt. Më tepër për mungesën e shtatëzanisë.
Kur Beyonce u shfaq në një televizion australian me barkun e saj të fryrë, qoftë nga mashtrimet e lehta, ose nga palosja e fustanit të saj, u duk se barku i saj nuk ishte aq i fryrë. Ose më mirë të themi, mendohej se nuk ishte fryrë natyralisht.
Skandali ishte i shkurtër, megjithatë shkaktoi zemërim te fansat që jetën e kalonin me ankthin e shtatëzanisë së saj. Ishte Beyonce duke i dredhuar një shtatzënie? A ishte veshur ajo me një protezë, duke paguar një zëvendësuese për të mbajtur fëmijën e saj? Apo ndoshta nuk ishte shtatzënë dhe donte të adoptonte një fëmijë, ashtu si kishte bërë Anxhelinë Zholi. Spekulimet vazhduan edhe për shumë kohë. Fansat ishin të zemëruar që Beyonce nuk është shtatzënë dhe nuk mund t’ia lejonin këngëtares që të shtojë peshë në barkun e saj, pa patur fëmijë, sepse te ajo, ata duan të shikojnë përherë një femër seksi me linja të rregullta.
9. Divorci i Kim Kardashian
Kim është një prej yjeve të televizioneve amerikane. Dasma e saj me lojtarin e basketbollit amerikan Kris Humphries e shfaqur transmetuar në televizion, tërhoqi mbi 4.4 milionë teleshikues. Ceremonia ishte ekstravagante dhe ndjellëse për shumë femra dhe meshkuj të cilët ëndërrojnë të bëjnë jetën e saj. Thuhet se nga transmetimi i dasmës së tyre, Kardashian dhe Kris përfituan 18 milionë $.
Vetëm 72 ditë më vonë, Kardashian njoftoi se ajo kishte kërkuar divorcin. Kaq mjaftoi që të shpërthente një reagim i madh. Kritikët sulmuan Kardashian për pikëpamjen e saj për institucionin e martesës. Disa e akuzuan atë për përdorimin e dasmës për të fituar para.
Të tjerët, kërkuan të dinë se çfarë do të bëjë çifti me dhuratat e dasmës së tyre dhe fitimet e tepruar nga dita e tyre e madhe. Më shumë se 100.000 njerëz nënshkruan një peticion online duke kërkuar që shoe i saj “Keeping Up eith the Kardashians” të anulohet. Gjithsesi Kimi vërtetë humbi mediatikisht fansa, por futi në llogarinë e saj miliona dollarë vetëm për 3 ditë martesë.
10. Video skandali i gjykatësit William Adams
Çdo përdorues i internetit e di mirë që shumë materiale të filmuara, fare lehtë mund të hidhen online e të bëhen pjesë e të gjithëve. Në fund të tetorit, një video u shfaq në faqen e internetit Reddit, e cila ishte aq tronditëse sa shkaktoi një skandal të menjëhershëm jo vetëm te përdoruesit e internetit, por edhe off-line.
Videoja 7-minutëshe, e filmuar në vitin 2004, tregonte një njeri të dhunshëm i cili fshikullonte me një rrip, vajzën e tij adoleshente.
Edhe më shqetësuese ishte përshkrimi i videos, e cila e identifikoi personin si një gjykatës i Qarkut të Teksasit. Në video shfaqej z. William Adams.
Videoja ishte postuar në internet nga vajza e tij Hillary Adams, e cila kishte shkruar se ajo kishte qenë “duke e mbajtur këtë video për kohën e duhur”. Vajza shkroi në internet që shikuesit e videos ta shpërndanin atë. Kështu ndodhi. Videoja mori dhenë. Shikuesit e këtij klipi ndërmorën një fushatë kundër gjykatësit Adams, duke kërkuar që ai të përballej me drejtësinë. “Komisioni Shtetëror për Sjelljen Gjyqësore” nisi një hetim ndaj gjyqtarit, pasi u përmbytën me thirrje, e-maile dhe fakse. Shumë njerëz e dënonin veprimin e gjykatësit si një gjë shumë e ulët. Të tjerë debatonin të drejtat e prindërve për të aplikuar ndëshkimin trupor ndaj fëmijëve të tyre. Adams, i cili ndonjëherë mbikëqyrte në gjyq të drejtën familjare, pranoi më vonë se ishte ai personi në kasetë. Në deklarimet e tij Adams pretendonte se sjellja e atillë ishte një pjesë e errët e së kaluarës së tij dhe se ai për shumë vite nuk i ka goditur fëmijët e tij. Deklarimet e tij ranë ndesh me deklarimet e vajzës dhe ish-gruas së tij.
Ndërsa prokurorët e Teksasit thanë se statuti i mbrojtjes ndaj gjykatësve i pengonte ata të fillonin procedim penal ndaj Adamsit, videoja dhe reagimi qytetar ndaj gjyqtarit, rezultoi në pezullimin e tij nga detyra. Masë tjetër ndaj gjykatësit ishte dhe një urdhër gjykate i cili i ndalonte Adams të shikonte vajzën e tij.