TKOB Xhokaxhi provon eksperiencen shqiptare

TKOB, Xhokaxhi provon eksperiencen shqiptare
Solistet e teatrit tone nen drejtimin e koreografit Leonard Xhokaxhi do te interpretojne ne dy suitat e baletit “Rajmonda” dhe “Spartaku” me muzike te Glazunov dhe Khachaturian. Pas nje eksperience me trupen e tij te baletit ne New York, Xhokaxhi mer persiper nje sfide te tille.

Te dyja veprat i perkasin koheve te ndryshme. “Rajmonda” shenon fundin e baletit romantik te viteve 1800, ndersa “Spartaku” shenon fundin e shekullit te XX te baletit kontemporan dhe qe i perket periudhes “Golden Age”, te cilen ai e sjell te rikompozuar. Ne pjesen e pare te shfaqes trajtohet figura e brishte e bukuroshes Rajmonde, ndersa ne te dyten figura madheshtore e mbretit Thrakian, Spartacus, i kapur nga romanet dhe i kthyer ne nje gladiator-skllav.

Ne kete shfaqe, Xhokaxhi do te jete pervecse ne rolin e koreografit dhe atij te balerinit. I gjendur prej 19 vjetesh ne skenat e huaja, artisti premton se do te rikthehet serisht me nje tjeter projekt te madh, ate te “Esmeraldes” e sjelle ne nje kendveshtrim ndryshe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama