TVSH dhe gazetaret e pushkatuar

TVSH dhe gazetaret e pushkatuar
Me 9 maj 1945 me kapitullimin e te gjitha fuqive te Boshtit u permbyll Lufta e Dyte Boterore e pergjakshme me dhjetera milione viktima. Dhe 9 maj ne gjithe boten kremtohet si dita e fitores se fuqive aleate mbi boshtin nazi-fashist. Ne fillim majin e vitit 1960 u krijua televizioni shqiptar dhe kete vit RTVSH kremton 50 vjetorin e tij duke pergatitur atmosferen per kete jubile. Po ne fillim maj te vitit 1979 dy gazetare te Radio Tiranes, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, ekzekutohen me pushkatim pas nje burgimi te gjate dhe ridenimit brenda burgut. Duket nje koincidence e habitshme, por thua dhe e rastesishme?!

Dy gazetare qe denohen per te drejten e fjales dhe te mendimit per konsekuencen profesionale te tyre ne mbrojtje te se vertetes, pikerisht ne perkim te dirave me fitoren e fuqive demokratike mbi fuqite totalitare dhe ne pervjetor te krijimit te institucionit prej nga ishin marre me perdhune dhe ishin burgosur. Gjate luftes se madhe te mesit te shekullit njezete, dhjetera e qindra gazetare e fotoreportere, sakrifikuan jeten ne frontet e betejave te medha. Ne saje te tyre ne sot kemi imazhet dhe informacionet e duhura mbi ate beteje kolosale boterore.

Keta gazetare kane mbetur ne kujtesen e brezave ne analet e historise se gazetarise boterore, si simbolike e profesionalizmit dhe te se vertetes. Bashke me miliona viktimat civile dhe ushtarake te asaj lufte, ne çdo pervjetor kujtohen me nderim edhe ata si pjese e kujteses njerezore dhe e virtytit njerezor. Fill mbas asaj lufte. Ndarja e botes ne dy kampe ideologjike e komprometoi imazhin e luftes si beteje mes demokracise dhe totalitarizmit. Ne kampin lindor ku fatkeqesisht u rreshtuam dhe ne shqiptaret u instalua nje totalitarizem i ri me diabolike me i pabese me shtypes. Ne emer te nje ideologjie klasore u ndertua nje makineri gjigante propagandistike qe kishte si baze mashtrimin. Dhe ne kete hulli duhet pare dhe misioni i gazetareve. Nga hulumtues dhe ithtare te se vertetes ata u kthyen ne “bojatises” te rendomte te nje realiteti te vrazhde te hidhur dhe regresiv.

Padyshim dhe ne Shqiperine socialiste pjese e ketij kampi lindor per 45 vjet u krijua nje aradhe gazetaresh e fotoreporteresh qe pasqyruan “jeten e lumtur” fiktive te shqiptareve nen diktature, atmosferen revolucionare vlerat e njeriut te ri socialist mesazhet dhe direktivat e udheheqjes propaganden masive dhe intensive te nje sistemi qe e ka te nevojshme nje tymnaje te tille mpirese dhe tjetersuese te vetedijes dhe te mendimit popullor per te mbijetuar gjate mbi mbrapshtine thelbesore te tij. Dhe kete fillim maji 2010, me hidherim dhe indinjate shohim atmosferen festive te jubileut te Televizionit Publik Shqiptar ku reklamohet dhe mburret ajo maskarade gazetareske e viteve te diktatures duke thurur lavde per angazhime perkushtimin “profesionalizmin” e asaj aradhe gazetaresh qe i thuren himne atij sistemi duke shkelur mbi kriterin profesional: te verteten.

Thame qe gazetaret e vrare ne luften e madhe sot perkujtohen dhe nderohen si misionare te se vertetes te perkushtimit te sakrifices per fjalen e lire. Ndersa çuditerisht ne jubileun e Televizionit Shqiptar, ndersa permenden levduesit e sistemit asnje fjale e vetme per gazetaret qe u burgosen dhe u vrane pikerisht per hir te atij perkushtimi profesional mbi te verteten.

Asnje fjale, asnje fotografi, asnje fragment emisioni, ne kete jubile per Fadil Kokomanin dhe Vangjel Lezhon, dy gazetare te Radio Tiranes, dy intelektuale te mirefillte, dy shkrimtare, dy heronj te gazetarise dhe te intelektualizmes shqiptare. Duket se denimi i tyre vazhdon edhe sot e kesaj dite. Ne majin e vitit 1979 ata u denuan me vdekje dhe u ekzekutuan nga diktatura pse kishin guxuar te luftonin per fjalen e lire, per te verteten ne majin e vitit 2010, ata po ridenohen tashme me harrese dhe shperfillje nga vete institucioni ku kontribuuan me perkushtim dhe seriozitet profesional, ndoshta pikerisht sepse ishin luftetare te fjales se lire dhe te se vertetes...

Kujtohen keto dite ne emisionet e shumte te ekranit te TVSH reportazhistet e aksioneve te kongreseve te rinise, te fushave revolucionare te asaj kohe. Kujtohen komentatoret e takimeve partiake, analistet dhe divulguesit e direktivave te Partise, agjitpropet e veshur me petkun e gazetarit. Ata qe misionin fisnik te gazetarit ne kerkim te se vertetes e kishin tjetersuar ne mision te “shpelarjes se trurit” te popullit. Dhe harrohen jo pa qellim ata qe do ti benin nder jo vetem ketij televizioni por dhe gjithe gazetarise shqiptare, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, te cilet dhe ne sallen e gjyqit nderkohe qe gjendeshin para alternatives se denimit me vdekje shpalosen qendrimin e tyre fisnik dhe profesional ne mbrojtje te se vertetes. Ata paten kurajen te mos shkelnin mbi dinjitetin e tyre njerezor, mbi formimin e tyre intelektual, mbi seriozitetin profesional. Se si luftetare te fjales se lire, e mbrojten ate dhe zgrip te jetes se tyre te re ne banken e te akuzuarve.

Ky shkrim ne keto dite maji, kur bota kremton fitoren mbi fashizmin, kur TVSH kremton 50-vjetorin e themelimit te tij, eshte nje in mermoriam i trisht per dy heronj te gazetarise shqiptare. Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho ,te pushkatuar ne majin e vitit 1979 dhe te harruar ne majin e vitit 2010, te cileve ende fatkeqesisht nuk iu dihen as varret ku prehen...

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama