TVSH-ja per eksportuesit fillon te zbatohet 30-diteshi

TVSH-ja per eksportuesit, fillon te zbatohet 30-diteshi

Nga dita e djeshme nisi zbatimi i lehtësive ndaj biznesit fason dhe eksportuesve të tjerë në tërheqjen e rimbursimeve të TVSH-së brenda 30 ditëve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se bizneset duhet të drejtohen në drejtoritë rajonale.

 

Kriteret

 

Bazuar në vendimin e qeverisë “Për përcaktimin e kushteve dhe të kritereve për eksportuesit, për qëllim të rimbursimit të TVSH-së”, që ka hyrë bë fuqi më 21 prill 2014, përcaktohet si eksportues për qëllime të rimbursimit të TVSH-së, personi i tatueshëm: a) Që eksporton sipas përcaktimit të Kodit Doganor; b) Nëse vlera e eksporteve të bëra në periudhën tatimore, për të cilën kërkohet rimbursim, përbën më shumë se 60% të vlerës së përgjithshme të shitjeve, përfshirë eksportet; c) Nëse ka tepricë kreditore, që tejkalon shumën 400 000 (katërqind mijë) lekë.

 

Eksportues me risk zero

 

Gjithashtu, përcaktohen edhe kushtet që duhet të plotësojnë personat e tatueshëm eksportues për t’u trajtuar si eksportues me risk zero,si dhe procedura e miratimit të rimbursimit për këto subjekte. Eksportues me risk zero është personi i tatueshëm eksportues që plotëson këto kushte: vlera e eksporteve të bëra në periudhën tatimore, për të cilën kërkohet rimbursim, përbën 100% të vlerës së përgjithshme të shitjeve; ka aktivitet eksportues mbi dy vjet; paraqet si dokument prove të kryerjes së eksportit, deklaratën doganore të eksportit; nuk ka detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

 

Linku i Tatimeve

 

Ndërkohë, në kuadër të zhvillimit të sistemit të pajisjeve fiskale, DPT njofton se, nga data 06/02/2014, inspektorët tatimorë, shoqëritë e autorizuara dhe kompanitë që përdorin kupon zëvendësues, nuk do të përdorin linkun http://tatime.gov.al:5400, por linkun http://tatime.gov.al:5080/index.aspx

 

Box

Favorizimi

 

Për personat e tatueshëm, të klasifikuar me risk zero, miratimi i rimbursimit nga Drejtoria Rajonale Tatimore bëhet pavarësisht nga koha e kryerjes së kontrollit tatimor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama