Tabaku Ekzekutimi i intelektualeve nga diktatura ne Tirane ne 1944

tabaku2TIRANË, 17 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, sjell ne kuijtese per 17 nëntorin, si ditë të clirimit të Tiranës nga e keqja, por sipas saj, komunistët vranë mendimtarët dhe intelektuaklët e qytetit të Tiranës.

Deputetja e PD-së, Tabaku në nje status të saj ne Facebook shprehet: "Çfarë nisi në 12 nëntor 1944, në kryeqytet, ishte vetëm preludi i asaj çfarë do të vinte më pas. Një Nacht der langen Messer (Nata e thikave të gjata) në versionin komunist, ku urdhëri i lëshuar nga udhëheqësit e partizanëve ishte për të vrarë dhe shfarrosur të gjithë ata mendimtarë dhe intelektualë që nuk ishin pro ideologjisë së tyre. Fryma terroriste përmes së cilës u vranë nga një grup terroristësh ishte një prelud rrënqethës i asaj çfarë qe në të vërtetë ishte ajo betejë nën petkun e çlirimit kombëtar. Duke reflektuar 17 nëntorin si një çlirim nga e keqja, duke menduar se shpëtuam prej saj, pa kuptuar që ajo errësirë e nazizmit u pasua nga një errësirë që zgjati më shumë dhe pati efekte më të mëdha në shoqërinë tonë, rrezikojmë ta shndërrojmë shoqërinë në një masë pa bërthamë dhe pa të djeshme".

"Datat e këtyre përkujtimoreve nuk duhet të ngrihen mbi një mesknitet, pashpirtshmëri dhe vulgaritet në shërbim të një vote duke përkujtuar kështu ata që ushtruan terror ndaj qytetarëve të këtij vendi. Mbi të gjitha, këto ditë duhet të jenë një angazhim shoqëror për të kuptuar atë çfarë nuk shkoi dje, duke qenë se e djeshmja ende sorollatet rrugëve dhe rrugicave të këtij vendi si një fantazëm", shkruan Tabaku.

Po ashtu, Tabaku shpreh nderim për të gjithë ata që u ekzekutian nga diktatura, ku citon: "Në nderim të atyre që u vranë barbarisht nga ata që më pas do të ishin diktatorët dhe shtypësit e një kombi në formën më të përgjakshme:

Akil Sakiqi

Nazmi Uruci

Fahri Dabulla

Mumtaz Kokalari

Vesim Kokalari

Ismail Petrela

Muharrem Lleshi

Muharrem Liku

Abdulla Saraci

Jorgji Mema

Nebil Cika

Hamid Greblleshi

Subi Topulli

Kapllan Deliallisi

Jakup Deliallisi

Shefqet Deliallisi

Anton Fekeci

Isuf Allamani

Boris Belevski

Minella Toci

Selim Kelmendi

Selaudin Korca

Lluka Xhumari

Ali Panariti

Rakip Kalenja

Hasan Dine

Azis Blloshmi

Faik Shkupi

Mehmet Dada

Rifat Tershana

Aleks Mavraqi

Selman Shtjefni

Petraq Pekmezi

Ndue Pali

Syrja Kokalari

Bajram Cuka

Lorenc Rasha /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama