”Nga testimet e shumta të kryera, është e vështirë të kuptohet se si përfiton organizmi nga përdorimi i suplementeve të tilla”, tha një prej autorëve të studimit. “Për ne, përdorimi kaq i gjerë i vitaminave është befasues dhe i pakuptueshëm”. Shumë njerëz pas moshës 50-60 vjeç përdorin suplemente të tilla edhe pa këshillën e mjekut, ndërsa ato jepen pa recetë nëpër farmacitë në botë. Besohet gjerësisht se vitaminat artificiale kanë një impakt pozitiv mbi shëndetin, duke përmirësuar cilësinë e jetës.
”Nuk është kështu”, theksojnë studiuesit finlandezë. “Trupin nuk e gjen asnjë e mirë nga përdorimi i tyre, atëherë kur nuk është i nevojshme. Vitaminat duhet të merren vetëm në rastin e çrregullimeve të rënda, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të absorbuar vitaminat natyrale nga ushqimet që konsumon”, përfundoi eksperti.