Taci Nuk iki nga Shqiperia gati te perballem

Taci: Nuk iki nga Shqiperia, gati te perballem

Rezart Taçi bashkë me familjarët e tij akuzohet për evazion fiskal me dëm miliona euro. Por, Taçi shprehet i gatshëm për t’u ballafaquar me drejtësinë edhe pse akuzohet për krim ekonomik, pasi është ballafaquar me prokurorinë edhe herë të tjera. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Taçi shprehet se, nuk do të tentojë të largohet nga Shqipëria.

Z.Taçi ndaj jush dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes është bërë një kallëzim penal për mospagim detyrimesh në Tatime e Dogana. Si i cilësoni këto akuza? A kanë ndonjë prapavijë politike?

Ende nuk jam njohur me faktet dhe provat që pretendojnë se kanë kundër meje. Sa të vihem në dijeni, do të kem një reagim.

Ju jeni përballur disa herë me prokurorinë për çështje të tjera dhe në fakt nuk ka pasur akuzë zyrtare të ngritur ndaj jush. Çfarë mund të na thoni?

Është e vërtetë që jam përballur dhe herë të tjera me prokurorinë e shtetit, e cila ka detyrë të hetojë për çdo shtetas mbi të cilin dyshon për një vepër penale. Në çdo rast që jam përballur me organet e drejtësisë, nuk kanë pasur kundër meje, qoftë dhe faktin apo provën më të vogël.

Po këtë herë, do të jeni i hapur për hetimin?

Absolutisht që po. Do të jem i hapur për hetime dhe do të jem i gatshëm të përballem me prokurorët, siç kam bërë dhe më herët.

A ka ndonjë mundësi z.Taçi të largoheni nga Shqipëria, për të shmangur në këtë mënyrë përballjen me drejtësinë?

Unë jam në Tiranë. Madje tani po drekoj. Të jeni të sigurt që nuk do të iki askund. Do të qëndroj në Shqipëri, për t’u përballur me drejtësinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama