Janë disa standarte, disa komoditete që ne si grup jemi duke i përmbushur. Do t’u japim konfermen e fundit galaktikëve që këto standarte i realizuam dhe shpresojme dhe besojmë te shohim në 21 dhjetor galaktikët e Realit të Madridit në ndeshjen në “Qemal Stafa”, në ora 19:00 me skuadrën e Gramozit të Ersekës. Natyrisht qe kemi hyre ne bisedime me disa skuadra te tjera te Kategorise Superiore per te marre per kete ndeshje disa lojtare sidomos ne repartin sulmues, ne menyre qe te kemi nje kundershtar sa me te denje per Realin”, tha Taçi.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se Reali i Madridit do te vije per here te pare ne Shqiperi me te gjithe yjet e tij, perfshire brazilianin Rikardo Kaka dhe portugezin Kristiano Ronaldo. “Nga telefonata e fundit që pata me zotin Florentino Peres, me të cilin është krijuar një miqësi që po konsolidohet dita- ditës, edhe për disa marrëdhënie të tjera tregëtare, më konfirmoi që të gjithë lojtarët do të jenë prezentë në Tiranë. Edhe ata që nuk janë në formën e duhur do jenë prezentë, nuk do lozin por do jenë prezentë në Tiranë. Është e konfirmuar prezenca qoftë e Kakasë dhe e Ronaldos. Gjithashtu Kaka dhe Ronaldo, sëbashku me Florentino Peres dhe me mua do të jenë në një konferencë shtypi përpara ndeshjes miqësore”.
Ndeshja per trofeun e trete “Taci Oil” mes Realit te Madridit dhe Gramozit do te luhet me daten 21 dhjetor ne oren 19:00. Nderkohe qe mesohet se deshira e Tacit ishte te sillte bashke me madrilenet edhe Milanin, megjithate ka qene nje veto e vene nga presidenti i Realit, Perez, i cili s’ka dashur te luaje ne nje miqesore me kuqezinjte, duke pasur parasysh se dy skuadra jane ne nje grup per Champions League e mund te ndeshen serish edhe ne fazat e metejshme te kompeticionit.