Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është shprehur për herë të parë publikisht, për vrasjen e bankierit Artan Santo më 26 Qershor, në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Sipas Tahiri, hetimet për ekzekutimin e Santos nga dy personat që u fiksuan nga kamerat e sigurisë me motor dhe me skafandra, janë të vështira. Por ai që e ka vrarë, thotë Tahiri, -ka dashur të bëjë zhurmë”.
Nga komisioni i Ligjeve ku raportoi për projektiligjin për përdorimin e armëve dhe paketën e sigurisë publike, ministri Tahiri kërkoi që lufta e Policisë së Shtetit ndaj krimit të mos politizohet.