Tahiri Nga janari gati komisariati dixhital. Rama Gjithcka online dixhitalizojme edhe pronen

Tahiri: Nga janari gati komisariati dixhital. Rama: Gjithcka online, dixhitalizojme edhe pronen

Ministri i Brendshëm, Sajmir Thiri deklaroi sot se duke filluar nga viti 2015 qytetarët do të kenë në dorë dokumentet identifikimi; pasaporta biometrike dhe letërnjoftime me elementë të shtuar të sigurisë, por gjithashtu edhe shërbime më cilësore dhe rritje të efikasitetit të administratës.

Deklaratat e ministrit u bënë gjatë konferencës me temë “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbime”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Sipas ministrit Tahiri, në janar të vitit 2015 në projektet e ministrisë së brendshme është edhe i ashtuquajturi komisariat dixhital, një automat që lejon qytetarit të identifikohet ose nëpërmjet gishtit, kartës së identitet apo pinit personal, duke ofruar një sërë shërbimesh që ofrojnë sot një serë mekanizmash institucionale për të dhënë shërbimet për qytetarët.

“Komisariati dixhital gjendet kudo ku ka prezencë të shtuar të publikut për t’i dhënë qytetarëve një dritare për të komunikuar me institucionet. Është 24 orë i hapur 7 ditë të javës dhe pa asnjë kufizim për sa i përket aksesit virtual. Qytetarët mund të kryejnë pagesa për shërbimet që do marrin në këmbim të faturës për çdo shërbim”, tha Tahiri.

Nga ana e tij kryeministri Rama theksoi se çdo sektor i shërbimit publik do të preket nga dixhitalizimi si një shërbim që i lehtëson shumë qytetarët nga sorollatjet nëpër zyra apo edhe nga korrupsioni. Sipas kreut të ekzekutivit, një nga synimet e qeverisë është dixhitalizimi i pronës në mënyrë që dikush që duhet të marrë hipotekën të mos sorollatet zyrë më zyrë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama