Tahiri Nuk do te me ndalni dot

Tahiri: Nuk do te me ndalni dot

Pas ka falenderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë dhe mesazhet e bëra ndaj tij, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka theksuar se “asgjë dhe askush, me asnjë formë presioni apo terrori të çfarëdo natyre, nuk do të më ndalë në këtë rrugë të përcaktuar nga populli shqiptar në 23 qershor”.

Mesazhi i Saimir Tahirit në Facebook:

“Mirënjohje dhe falenderimet më të ngrohta për mesazhet e panumërta të solidaritetit që kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë në telefonin tim apo të familjes sime.

Te gjithe atyre qe kane pasur miresine te me shkruajne dhe te gjithe shqiptareve qe me kane dhene privilegjin t’u sherbej ne kete detyre te veshtire, te cilet i ndjej dhe i shoh çdo dite ne krahun e ligjit dhe te Policise se Shtetit, u them sot se do te vazhdoj t’Jua shperblej mbeshtetjen Tuaj te pakursyer duke vazhduar te bej detyren ndaj Jush.

Sigurisht qe nuk eshte e lehte te shohesh familjen tende te sulmuar per shkak te detyres qe ti ben, por dua te me besoni se kjo e ben edhe me te forte ndjenjen e kesaj detyre kaq me rendesi per sigurine dhe qetesine e çdo familjeje apo individi qe jeton ne vendin tend.

Kushdo qofte urdheruesi dhe perçuesi i mesazhit qe percjell ky akt terrorist ndaj familjes sime, duhet ta degjoje sot po kaq qarte e forte mesazhin tim:

Gjithçka qe eshte ne fuqine time i’a kam vene dhe do t’ia ve ne dispozicion fitoreve te betejave te vazhdueshme me krimin e me njerezit e krimit.

Asgje dhe askush, me asnje forme presioni apo terrori te çfaredo natyre, nuk do te me ndale ne kete rruge te percaktuar nga populli shqiptar ne 23 qershor, nga shumica parlamentare e ketij vendi dhe kryeministri e qeveria ku kam kam nderin e pergjegjesine te bej pjese.

Perkundrazi, lufta me krimin do te vazhdoje te pershkallezohet sipas projektit tone per ndertimin e nje rruge te re per Shqiperine, permes nje shteti qe nuk eshte me peng ne duart e te forteve qe deri dje benin ligjin dhe nje policie qe eshte rikthyer ne krye te detyres per t’u ngritur perdite ne lartesine e aspiratave te popullit shqiptar.

Faleminderit te gjitheve!”, shkruan ministri i Brendshëm në profilin e tij personal në Facebook.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama