Gjatë analizëz vjetore të zhvilluar sot nga Policia e Tiranës, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka theksuar se në 4 muaj policia nuk mund të zhbëjë të gjithë potencialin kriminel në vend.
I pyetur nga gazetarët lidhur me vrasjet e ndodhura së fundmi, e Astrit Gjepalit, Halil Ficit si dhe të Hasan Taljes ai u shpreh se,“Nuk mendoj që ju prisni që në katër muaj policia e shtetit të zhbëjë potencialin kriminal që është krijuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe Policia e Shtetit të bëjë gjithçka e të rimarrë veten pas degradimit në 23 vjet dhe sidomos në këto 8 vitet e fundit”. Megjithatë, shtoi ai, ne jemi të vendosur të vazhdojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të oranizuar.
Në satistikat e bëra publike nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thuhet se 83% e veprave penale në Tiranë janë zbuluar dhe janë goditur 18 grupe kriminale. Statistikat janë bërë të ditura nga Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa. Ai e cilësoi të suksesshëm operacionin “Fund marrëzisë” një operacion i cili u shtri në të gjithë Shqipërinë kundër subjekteve të lojrave të fatit të jashtëligjshme.