Tahiri Politika i ka borxh shqiptareve 25 vite padrejtesi-Bylykbashi Ne emer te drejtesise po i trajtoni njerezit cnjerezisht

TahiriTiranë 12 Nëntor /ATSH/ -Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ndërsa fajësoi këtë të enjte në seancën parlamentare, klasën politike të 25 viteve të fundit për padrejtësi ndaj shqiptarëve, apeloi për shlyerje të këtij borxhi nëpërmjet realizimit të plotë të reformës në drejtësi.

"Padrejtësitë që ka shkaktuar një klasë e tërë politike që nga 1990 deri më sot, ka vetëm një mënyrë për t'ia shlyer shqipëtarëve. Ti japim drejtësi. Brenda kësaj salle janë të gjithë brezat, që nga ata që e filluan, deri më sot. Përfshirë brenda ata që e shfrytëzuan pritjen e shqiptarëve për të bërë gjithçka për vete e asgjë për njerëzit. Por të gjithë e trashëgojmë këtë borxh, e këtë borxh duhet ta shlyejmë", deklaroi ministri.

Reforma në drejtësi, vijoi Tahiri, është puna më e mirë që mund të bëjmë kundër kastës, gënjeshtrës, vjedhjes, padrejtësisë, pabarazisë, dënimit të padrejtë por më shumë akoma kundër padrejtësisë të padënuar kurrë.Bylykbashi_parlament-800x451

Ndërsa deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, në përgjigje të fjalës së ministrit të Rendit, i cilësoi ndëshkimet ndaj qytetarëve në pamundësi ekonomike për të shlyer detyrimet ndaj shtetit, si shkelje brutale të të drejtave të njeriut.

Teksa vuri në dukje rritjen sipas tij, në nivel të frikshëm të varfërisë në popull dhe numrin e lartë të të burgosurve, për mosshlyerje të detyrimeve, Bylykbashi tha se kjo sjellje e shtetit ndaj kësaj shtrese të shoqërisë nuk është zgjidhja dhe rruga e duhur për të vendosur shtetin e së drejtës.

"Po i trajtoni njerëzit në mënyrë çnjerëzore. Kjo është një shkelje brutale e dinjitetit njerëzor", iu drejtua ai Tahirit.

Gjithashtu deputeti i PD i kujtoi kryeministrit se "duhet t'i thërrasë mendjes, pasi sot 25 vite pas rrëzimit të murit të frikës, stundentët janë sërish në shesh"./b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama