Replika e akuza ne Kuvend mes ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish kryeministrit Berisha gjate seances se sotme. Ministri i Brendshem ka deklaruar se do të sjellë në qeveri e më pas qeveria në Kuvend, dy projektligje për armët dhe përdorimin e tyre për t’i dhënë fund kapitullit më të zi në historinë e sigurisë publike në vend.
Duke iu referuar ditës së djeshme, si një ditë e trishto për dy familje, e një shoqëri të tërë, Tahiri e quajti të turpshëm reagimin e opozitës dhe të disa deputetëve që shkuan të bëheshin pëllumba duke u rritur mbi fatkeqësi të tilla.
Ai pranoi ngjarjen e rende, duke theksuar se puna e policise per kapjen ne kohe rekord te autorit nuk mjafton, por ka theksuar se ata qe akuzuan dje policine ishin ata qe promovuan modelin e gangsterit gjate qeverisjes se tyre, modelin e cunit te babit qe ben para shpejt, duke demontuar arme e duke hedhur nje fshat te tere ne ere.
“Më e trishte u bë dita e djeshme kur dolën ca korba që dolën të bëheshin pëllumba duke u rritur mbi fatkeqësi të tilla, reagimi i ca deputetëve por edhe zëdhënësit të PD, Basha ishin larg të qenit serioze për një parti. Kryetari juaj jokryetar edhe dje por edhe sot këtu, nuk e zuri në gojë ngjarjen dhe u tregua më i ndershëm se ca të tjerë si ju që u lëshuar si karkaleca mishngrënës që ulërinin më shumë se vetë dhimbja e familjes. Policia e shtetit e ka bërë detyrën gjatë këtyre dy muajve, kjo është e dallueshme përvec syve të errësuar që lëpijnë sot zëdhënësin se duan më shumë kryetarin jokryetar se duan më të shumë se shtetin ligjor. Puna e policisë për të kapur autorin s’mund të mjaftojë, nuk mjafton si prind e as si anëtar i qeverive, por kush e kërkon sot fajin te policia sapo i ka vënë shkelmin ti shkojmë ngjarjes në themel. Nëse doni probleme flisni si duhet, por mos u merrni me shirtin që ju vë berisha ne goje, vendi është i militarizuar nga armët, që nga viti 1997 ky njeri e la trashëgimi përhapjen e armëve të zjarrit, sa sot plumbat dhe armët janë alternativa e parë për të zgjidhur konflikte banale”- tha Tahiri.
Ai ka akuzuar ish kryeministrin Berisha dhe qeverine e shkuar per gjendjen ne te cilen ndodhet sot situata me rendin dhe sigurine, per perhapjen e frikshme te armeve ne vend, madje edhe per modelin qe u promovua te shqiptaret, qofte per pasurimin e shpejte, qofte per mosndeshkimin e krimit.
“Cuni i babit bënte biznes me demontim armësh, hidhte në erë një fshat të tërë, shkaktonte viktima dhe nuk pesoi asgje, madje babi e mbronte mu në mes të parlamentit”- tha Tahiri.
Reagon Berisha
Pas tij ka reaguar menjehere Berisha duke thene se nekropolitika është tipar i njerëzve me shpirt të zi dhe nuk mund të mos shprehen në një ligjëratë kaq të turoshme të akuzoje prindërit e viktimës, në vend të ngrije këtë kuvend... Berisha ftoi Kuvendin ne nje minute heshtje per viktimen e Shkozeit, por ne kembe jane ngritur vetem deputet e opozites dhe jo te maxhorances.
“Ju jeni shokët e krimit, të hakmarrjes, të bandës së Durrësit, të bandës së Lushnjes, Shullazit, ata ju drejtojnë ju nga cdo skaj, ndaj dhe ka rrokullisje të madhe të rendit si asnjëherë, ministrin e komandojnë bandat, në cilin muaj ka pasur 47 të vrarë, nxirrni statistikat janë shpirtra njerëzish”- tha Berisha.