Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur sot në Lazarat, ku ka takuar banorët, ka përshëndetur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe medien. Ai u shpreh se këtë moment, dëshironte ta ndante me banorët e Lazaratit.
“Djem dhe vajza që keni sakrifikuar shumë për të na bërë të barabartë para ligjit, do doja ta ndaja me banorët e Lazaratit, siç e patë dhe vetë dhe siç keni pasur mundësi ta dëshmoni e kanë mirëpritur aksionin e policisë, se banditët në mos janë arrestuar do të arrestohen. Do ta bëjmë këtë zonë pjesë të kapitullit të ri për zhvillim, përtej fatit të paracaktuar nga banditët që jetonin këtu. Një postë policie do të hapet në Lazarat, gjithashtu kemi një plan masash për të ndihmuar banorët.
Tahiri falënderoi mediet dhe i bëri thirrje prokurorisë që të përshpejtojë me punimet e saj, të cilat sipas tij duken shumë të ngadalshme.
Falënderoj edhe medien, disa prej jush në mënyrë të veçantë që kanë vuajtur pasojat e dhunës por edhe për ata do të ketë drejtësi”, tha ministri Tahiri.