TIRANË, 22 Tetor /ATSH/ -Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, priti sot reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.
Ministria e Puneve te Brendshme nëpërmjet një njoftimi për mediat, bën të ditur se "Në takim u diskutuan arritjet e MPB-së dhe Policisë së Shtetit gjatë këtij viti në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit".
Gjithashtu, ministri Tahiri dhe eurodeputeti Fleckenstein folën mbi reformat e deritanishme të ndërmarra nga mazhoranca dhe punën për plotësimin e angazhimeve në kuadër të integrimit evropian, më e rëndësishmja prej të cilave është reforma në drejtësi./i.v/./a.ke/