Tahiri shkrin SHKB-ne Perdorej si kamxhik politik nga eproret

Tahiri 'shkrin' SHKB-ne: Perdorej si kamxhik politik nga eproret

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ka folur Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili ka raportuar në lidhje me projekt-ligjin për ankesat në SHKB. Në të vërtetë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, do të ndryshojë emërtim dhe do të quhet Shërbimi i Ankesave dhe Çeshtjeve të Brendshme.

Ministri Taghiri ka deklaruar: “Si ministër, do të kontribuoj në ruajtjen e stantarteve të punës së punonjësve të SHKB-së, por mendoj se ka ikur koha kur SHKB-ja përdorej si kamxhik politik nga eprorët. Kemi dërguar në prokurori, 154 ish-efektivë që janë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe janë të përfshirë në afera kriminale, – vazhdon Tahiri. – Kemi shumë për të bërë për të pastruar policinë.

Me ligjin e ri, vëmë në qendër ankesat e qytetarëve dhe llogaridhënien e efektivëve të policisë. Ligji parashikon mbikëqyrje të jashtme për policinë, por nuk do të ketë policë që mbikëqyrin policët. Në dy vjet reformim të SHKB-së, nuk do të ketë lidhje mes saj dhe karrierës në policinë e shtetit”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama