Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, u ka dhënë urdhër strukturave të policisë, që të mos përdorin simbolet e Policisë së Shtetit në “Facebook”.
Urdhri i ndalon efektivët e policisë dhe qytetarët të përdorin stemën e policisë në rrjetet sociale dhe “Facebook”. Sipas urdhrit çdo mendim i shprehur në rrjetet sociale është personal dhe nuk ka lidhje me funksionin në polici.
Gjithashtu ministri kërkon nga strukturat e policisë të mos ekspozojnë armët e Policisë së Shtetit dhe të mos komentojnë në rrjetin social pa autorizim të institucionit të Policisë së Shtetit.