Takaj sot ne Korce pritet mbledhje kritika e motivim

Takaj sot në Korçë, pritet mbledhje, kritika e motivim

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, edhe gjatë ditës së djeshme nuk ka mbërritur në qytetin juglindor. Në tribunën qendrore kanë qenë të gjithë drejtuesit e tjerë, të cilët kanë ndjekur stërvitjen e bardhekuqve.takaj

Që nga zv/presidenti Arlind Boshku, më pas drejtori sportiv Haris Fakiç, menaxheri Marcelo Troisi, drejtori i klubit, Ilirjan Përmeti, kanë qenë prezentë për të qëndruar sa më pranë skuadrës.

Takaj, me shumë mundësi, do të mbërrijë sot në mëngjes në qytetin juglindor dhe menjëherë do të takohet me lojtarët gjatë grumbullimit, ku pritet të bëhet edhe analiza e fundit përpara Laçit.

Sot mund dhe duhet të ketë edhe kritika, por që gjithsesi Takaj është e sigurt, që së pari do t'i karikojë të tijtë përpara Laçit, në mënyrë që skuadra të futet me moral të lartë në fushën e lojës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama