Takim Rama-Meta per ekonomine Ahmetaj Mazhoranca qendrim unik per reformat

Takimi Rama-Meta (4)TIRANË 6 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim pune në vilën 31 ne Tirane, i cili zgjati rreth dy orë.

Të pranishëm në takim ishin Ministri i punëve të brendshme, Saimir Tahiri, Ministri i Transporteve dhe infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani si edhe krerët e grupeve kuvendore të PS, Gramoz Ruçi dhe LSI, Petrit Vasili.

Takimi Rama-Meta (2).Pas takimit, ministri Ahmetaj u shpreh në një prononcim për mediat se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet ekonomike në vend dhe për qëndrimin e aleancës për reformat në ekonomi". "Kemi një qëndrim unik për reformat në ekonomi", tha Ahmetaj, i cili shtoi se, nuk ka taksa më të rritura. Ai shtoi se, patjetër që do të ketë taksa të ulura tek bujqësia dhe turizmi.

Ky është takimi i radhës që krerët e koalicionit qeveritar zhvillojnë mes tyre në një kohë fare të shkurtër.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama