Site për njoftimin e vendeve të lira të punës CareerBuilder.com i ka kërkuar rreth 2500 punëdhënësve të thonë se cilat janë gjestikulacionet fatale për kandidatët e mundshëm. Sjelljet kryesore më të këqija janë: Loja me flokët dhe serioziteti i tepërt.
"Këto lloj sjelljesh tregojnë se ka shpërqendrim", shpjegon Rosemary Haefner, zëvendëspresidente e Burimeve Njerëzore në CareerBauilder. Sipas saj kryesore është që kandidati të përcjellë siguri, të shpjegojë mesazhin e vet dhe të shmangë sjelljet që tregojnë nervozitet. Problem është kur kandidati nuk e sheh në sy punëdhënësin. Për 67 përqind të menaxherëve që kanë intervistuar kandidatë, mungesa e qeshjes, prekja e shpeshtë e fytyrës, e një filxhani kafeje apo i rregullimit të shpeshtë të dokumentave tregojnë problemet dhe ankthin.