Takime dashurie tek Marubi

Takime dashurie tek

Një dokumentar i vitit 1965. në vitin 1963 Pasolini dhe producenti Alfredo Bini udhëtojnë nëpër Itali për të gjetur vende dhe fytyra të reja për filmin e ardhshëm të regjisorit friulian "Ungjilli sipas Mateut". Por Pasolini prej kohësh kishte një ide fikse: të njihte opinionin e italianëve mbi seksualitetin, dashurinë dhe mënyrën se si ka ndryshuar morali në vendin e tij. Me mikrofon në dorë, Pasolini i hyn punës për të folur me italianët për "herën e parë", "prostitutat" dhe "divorcin". Pyeste fëmijët se nga lindin, burrat për homoseksualitetin, gratë për prostitutat dhe legalizimin e divorcit…Si përfundim një portret kontradiktor i vendit. Një thyerje me shpejtësi, që tregonte hapje të mentalitetit në veri dhe ngurtësim në jug. Në film nuk mungojnë edhe opinionet e miqve të Passolinit si Alberto Moravia, Cesare Musatti, Adele Cambria e Oriana Fallaci. Përshtypja që mbetej nga ky film-kërkim i jashtëzakonshëm është ajo e një injorance të madhe, të shpërndarë dhe frikë për tu përballur me temën e seksualitetit.

a.m : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama