Kryetari i Kuvendit dhe i LSI-së Ilir Meta dhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilluan të dielën paradite një takim në lidhje me arritjen e konsensusit shumicë-opozitë për reformën në drejtësi.
Për nga rëndësia ky takim kishte pak peshë në krahasim me atë Rama-Basha të javës së shkuar. Megjithatë, nga ky takim kuptuam disa gjëra.