Takimi i dy plumbave

Takimi i dy plumbave

Ekspertët thonë se mund të ndodhë vetëm një herë në një miliard që dy plumba të bashkohen në ajër. Pikërisht kjo ka ndodhur në vitin 1854 kur janë përplasur një plumb francez me një rus në ajër, gjatë luftës në gadishullin e Krimesë në Rusi. Madje konsiderohet si fat që ata janë gjetur 150 vjet më vonë, transmeton Kosovapress.

Specialistët thonë se kjo tregon sa e ashpër ka qenë beteja dhe se duhet të ketë pasur breshëri plumbash që të ndodhte kjo. Konsiderohet se kjo nuk mund të ndodhë as në laboratorin më të mirë në botë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama