TIRANË 16 Nëntor/ATSH/ -Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pasdite pas deklaratave të kreut të partisë Demokratike, Lulzim Basha se qeveria po kopjon platformën e PD-së për taksat e biznesit ë vogël.
"Më thonë Shqupi foli në gjumë më kopjon qeveria! Fli rehat o Shqup ngelësin s'e kopjon kush ndaj vazhdo gërrhitu i qetë pa asnjë siklet:-)", shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social "Facebook".
Kryetari i PD-së, Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se, "nuk zgjidhet problemi duke vjedhur projektet e opozitës". /gj.m/f.n/