Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes

Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes
"Kjo eshte hera e pare ne histori qe nje makine ben turin rreth botes, pa perdorur as edhe nje piket te vetme nafte", i tha ai agjencise Reuters, ndersa ndodhej prane makines se tij bardheblu, qe rimorkion nje platforme te sheshte me rreth 6 metra katrore panele diellore. "Kjo makine ecen krejtesisht me energji diellore", tha ai. "Deri tani ka bere 14400 kilometra neper 17 vende, perfshi Rumanine, Turqine, Sirine dhe Indine". Kjo distance eshte pothuaj sa nje e treta e udhetimit te tij, gjate te cilit mendon te pershkoje Australine, disa pjese te Amerikes Latine, SHBA-ne, Afriken e Veriut per t'u kthyer serish ne shtepine e tij ne hapesiren kohore te nje viti.

Distanca e pershkuar ne toke do te jete me shume se nje here rreth ekuatorit. Gjithsesi, Palmer ka shfrytezuar edhe anijet qe punojne me nafte per te mbuluar disa pjese te udhetimit te tij, te tilla si nga India ne Indonezi. Ndersa per mbeshtetje ka gjithashtu edhe nje automjet qe furnizohet me nafte, perfshi edhe per riparimet e ndryshme. Palmer, 35 vjec, ka vendosur shenjen "Taxi" mbi catine e makines, sepse ka deshire te marre edhe pasagjere pa pagese ne makinen e ulet me dy vende. "Mora nje te dehur qe beri autostop ne Hungari, por edhe Pirncin Hasan te Jordanise", tha ai. Ne Bali, nje nga punet do te jete te marre kreun e Programit te Mjedisit te OKB-se, Achim Steiner, ne aeroport.

"Dua qe njerezit te ndergjegjesohen se ekziston ngrohja globale, por se ekzistojne gjithashtu edhe zgjidhje", tha Palmer. Makina e tij eshte nje shembull i rrugeve te reja per te ulur perdorimin e karburanteve nga fosilet ne bisedimet e OKB-se, qe kane si qellim te zgjerojne luften kunder ngrohjes globale. Ai llogarit se kostoja e makines do te shkoje rreth 6000 euro, nese prodhohet masivisht. "Shpejtesia maksimale eshte 90 km/ore, por ne trafikun e qyteteve, edhe 'Ferrari' me 50 ne ore ecen. Po keshtu edhe une". Makina eshte nente metra e gjate, perfshi edhe rimorkion dhe peshon 700 kilograme. Palmer e pranon se mashtron po te thote se makina mund te beje me shume se 100 kilometra ne dite, pas kesaj i duhet te perdore baterite rezerve, te ngarkuara me energji nga panelet diellore. Pas perplasjes se nje mjeti pas rimorkios se tij ne Siri, "ministri i Transportit vendosi te na jape nje eskorte policore. Kudo qe shkova... me shoqeronte eskorta e policise me motocikleta dhe drita te ndezura".

Nga Alister Doyle, korrespondent i Mjedisit

Marre nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama