Talenti kuqezi/ Napoli bindet per Rashicen drejtuesit fillojne punen

Talenti kuqezi/ Napoli bindet për Rashicën, drejtuesit fillojnë punën

Nëse në Europian nuk ishin të dy bashkë, mund të jenë gjatë këtij sezoni te Napoli. Elseid Hysaj ka bindur drejtuesit e Napolit për të marrë shërbimet e mesfushorit të Viteshes, Milot Rashica.

milot rashicaMesfushori me tipare të avancuara ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e agjentëve të skuadrës napolitane që kanë dhënë "OK"-in pas këshillës së Hysajt.

Është "Corriere Dello Sport" që ka bërë me dije se gjatë kësaj jave pritet që të nisë një punë konkrete e drejtuesve të skuadrës ku aktualisht luan Elseid Hysaj, në mënyrë që të bëhet i mundur afrimi i Rashicës.

Mesfushori i Viteshes vlerësohet rreth 7 milionë euro nga skuadra holandeze. Prej kohësh, ai është ndjekur nga agjentët e napolitanëve që shohin tek ai një "Kajehon" në miniaturë.

Tipare të ngjashme me futbollistin e Napolit e bëjnë Rashicën që të jetë bindës dhe drejtuesit e kësaj skuadre do të nisin të lëvizin në ditët në vijim.

Tiparet e tij dhe të dhënat e treguara në sezonin e kaluara në "Eredivisie" në Holandë kanë bindur stafin e napolitanëve që Rashica është lojtari i duhur dhe shihet si pasues i Kajehon, një prej lojtarëve të rëndësishëm të kësaj skuadre në repartin e avancuar.

Mbrojtësi Hysaj ka qenë një shembull ku Napoli u bind se lojtarët e rinj mund të jenë rezultativë, pavarësisht se nuk kanë eksperiencën e duhur.

Mbrojtësi i kombëtares u ble nga Empoli për pesë milionë euro dhe tashmë vlerësohet edhe me më shumë se 20 të tillë në merkaton e transferimeve.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama