Drejtori Sportiv i Lacios Igli Tare ka zbuluar për mediat italiane se brenda dy javëve do të vendoset se cili do të jetë trajneri i klubit për sezonin e ardhshëm.
Tare vlerësoi figurën e Simone Inzagit, por e la pezull qëndrimin tij si trajner. Para ndeshjes mes Lacios dhe Fiorentinës, Tare pohoi edhe takimet që drejtuesit e klubit patën në Romë me Jorge Sampaolin, duke thënë se këtë fakt e dinte edhe trajneri aktual.
"Sampaoli? Kemi folur me të për ta njohur, por pa i mohuar respektin akskujt. Vetë Inzagi ishte i informuar për këtë takim. Brenda dy javësh do të vendosim për trajnerin",-ka thënë Tare sipas "Corriere dello Sport".
Drejtuesit e klubit të Lacios kanë deklaruar më parë se në sezonin e ardhshëm pritet një revolucion në merkato.