Tarifat e studimit do t’i paguhen universitetit

Tarifat e studimit do t’i paguhen universitetit
Për studentët me kohë të plotë, jo të përfshirë në kuota, do të kërkohet të plotësojnë të njëjtat standarde hyrëse të maturës, ashtu si studentët e kuotave për atë degë. Nuk do të ketë fonde publike për këta studentë: atyre do t’u duhet të paguajnë koston e plotë të tarifave studentore.

Për studentët e papërfshirë në kuota, niveli minimal i tarifave të studimit do të llogaritet si shuma e tarifave normale dhe fondeve publike të dhëna për atë degë të universitetit me anë të formulës. Tarifat e studimeve (për studentët me kohë të plotë dhe të pjesshme) do t’i paguhen universitetit (jo departamenteve) - do të vendoset sipas rregullave të universitetit se si do të shpërndahet kjo e ardhur, duke përfshirë se ç’pjesë do të shkojë te pedagogët individualë të përfshirë në mësimdhënie.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama