Fotografi Roland Tasho ka hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar një ekspozitë me foto të ambasadorëve të huaj akredituar në vendin tonë të veshur me kostume popullore. Ideja ka lindur nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, në nderim të ditës së BE-së. Ekspozita hapet me një portret të Bajronit të realizuar më vitin 1813 të veshur me kostum popullor shqiptar, për të vijuar më pas me Edith Durham, albanologun austriak, Theodor Ippen, në Shkodër, Ferenc Nopcsa, Josef Roth etj. Tasho thotë se ambasadorët e kanë mirëpritur idenë për t’u fotografuar me veshjet të traditës, duke shprehur admirim për këtë pjesë të kulturës sonë. Këto foto sjellin një lidhje e kujtim të bukur të këtyre diplomatëve nga puna në Shqipëri.