Qendërmbrojtësit serb, Aleksandër Tasiç, ishte një nga më të mirët në ndeshjen ndaj Skënderbeut në transfertë, ku Tërbuni arriti të fitonte.
"E kishim vlerësuar maksimalisht atë ndeshje dhe arritëm të fitonim, pavarësisht se Skënderbeu është një skuadër me emër të madh dhe ka lojtarë cilësorë në përbërje", ka është shprehur serbi, i cili ka folur edhe për ndeshjen ndaj Teutës.
"Tani nuk na lejohet më asnjë hap fals, sidomos në fushën tonë, pasi kampionati ka hyrë në fazën finale. Ndaj Teutës nuk do ta kemi aspak të lehtë, megjithatë për ne ndeshja është e kalueshme. Durrsakët do t'i mirëpresim në Pukë, por në fund neve na duhen pikët.
Shpresoj që gjyqtarët të mos bëjnë të njëjtin gabim si në fazën e tretë, ku u lejua që të vazhdohej loja shtesë mbi shtesë", ka vazhduar futbollisti. Sa i takon mbijetesës, Tasiç ka deklaruar: "Ne gjithmonë e më shumë po përflitemi si një skuadër që ka rënë nga Kategoria Superiore, por futbollit asnjëherë nuk i dihet. Nëse do të luhet pastër dhe gjykimi në çdo përballje do të jetë korrekt, atëherë edhe mund të mbijetojmë", ka përfunduar Tasiç.