Tatoo mania por femrat pendohen shpejt

Tatoo mania, por femrat pendohen shpejt
Sipas një studimi amerikan fenomeni i të dizenjuarit të trupit është në rritje. Por rritje po shënojnë edhe klientët e pakënaqur. Studimi tregon se më së shumti janë gratë të parat që pendohen.

“Body art’ vazhdon të ketë një sukses të padiskutueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një i ri në katër vendos të dizenjojë trupin. Por paralelisht me këtë po ndodh edhe fenomeni tjetër. Shumë persona rrezikojnë të përdorin lazerin për të fshirë tatuazhet, në mënyrë të veçantë femrat.

Studimi është bërë nga Fakulteti i Shkencave të Shëndetit në “Texas Tech University”, në SHBA. Sipas tij, 80% e të rinjve që vendosin të bëjnë një tatuazh (mesatarisht rreth moshës 18-30-vjeç), shprehen të kënaqur, por pastaj ndërrojnë ide pas disa vitesh.

Universiteti punoi mbi një kampion prej 196 personash të penduar nga tatuazhet, 130 e të cilëve ishin femra. Pjesa më e madhe e tyre janë shprehur në mënyrë ekstreme të bezdisura nga ajo që kishin “skalitur” vite më parë në lëkurën e tyre. Aq sa ishin mundur shumë për t’i mbuluar, duke përdorur qoftë mëngët e gjata, apo pantallonat e gjata për të mos ekspozuar pjesët e dizenjuara.

Shkaqet që kanë detyruar të rinjtë t’i drejtoheshin tatoo-së, nga studimi kanë qenë nga më të ndryshmet; kurizoteti, të qenit në modë, dëshira për t’u ndjerë të veçantë, ose thjesht dëshira për të provuar një eksperiencë të re.

“Pavarësisht se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të takosh të rinj pa asnjë tatuazh, kjo formë arti mund të konsiderohet ende një turp në raportet sociale, veçanërisht për gratë”- shpjegon Myrna Armstrong, përgjegjës i kërkuesve në Universitetin e Texasit.

Një stil jete ndryshe, një punë e re, ose edhe vështirësia për të gjetur një veshje që fsheh tatuazhet në rastet zyrtare mund t’i transformojnë tatuazhet nga një aksesor tepër trendy në trupin femëror në një shenjë jo estetike dhe të papranueshme sipas disa personave.

E vetmja alternativë për momentin për këto gra është përdorimi i lazerit, për të fshirë dëshirat e së shkuarës. (La Stampa)

Bruna Prifti : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama