Sot disa njerëz kanë tatuazhe të ndërlikuara rreth të ndënjurave dhe kofshëve që duken si pantallona. Tatuazhi në trup është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm sepse nën lëkurë injektohet me gjilpërë bojë që nuk hiqet (e përhershme). Forma të ndërlikuara tatuazhesh vizatohen për ti futur frikën armikut dhe besohet se të mbrojnë si një mburojë, duke i dhënë mbajtësit fuqinë e të parëve. Gjithashtu në Paqësorin Jugor është traditë që edhe gratë të bëjnë tatuazhe, por zakonisht ato janë shumë më të vogla.
Tatuazhet në Evropë
Tatuazhet u bënë të modës në aristokracinë evropiane, kur Princi i Uellsit, mbreti i ardhshëm i Anglisë, Eduardi VII, bëri një tatuazh në krah, në vitin 1862.
Sa e çuditshme
Në shumë ishuj të Paqësorit, ngjarjet e rralla festohen duke pirë kava. Tradicionalisht , kava bëhet duke përtypur rrënjët e një bime të veçantë dhe duke i pështyrë ato mbi gjethet e saj. Këto të fundit përzihen me ujë dhe shtrydhen në një cohë të thurur me fije arre kokosi. Kava u shërbehet miqve në lëvozhgën e arrës së kokosit, të ndarë përgjysmë. Miqtë duhet ta pinë me fund!